Ivan-Aleksandër dhe Stefania për një moment e lenë veten në rrjedhën e rrymës, që të shikojnë se ku do t’i çojë. Por, në fakt shkaktojnë një varg çudirash në një fshat afër kufirit në malin Stranxha. Dhe derisa epidemia e koronavirusit i detyron pjesën më të madhe të njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, me banuesit e fshatit Voden ndodh e kundërta - me zemra të rinuar më të moshuarit e rinojnë fshatin e vet, kurse fëmijët mësojnë dhe krijojnë me sy të etura për dije më të shumta.
Kur Covid-19 e lë pa punë një fotograf të ri si dhe të dashurën e tij e cila është valltare, të dy martohen dhe në ditën tjetër ikin nga Sofja, që të provojnë jetën e fshatit. Nisen për në fshatin Voden i cili gjendet në disa kilometra nga kufiri turk, ku Ivan-Aleksandër kalon fëmijërinë e tij.
“Përveç se kam kaluar në fshat muajt më të mirë nga viti, këtu takohen dhe vende shumë interesante - tregon ai. Për shembull ka gërmime arkeologjike me rrënoja prej një manastiri, në qendrën e të cilit gjendet një kishë, kurse nën të një shpellë. Mund të shikohen po kështu bunkerë, sepse është zonë kufitare, si dhe lloje të ndryshme kafshësh në pyje. Dhe e gjithë kjo është një magji, e cila ndodh rreth fshatit. Vet shtëpia është e bërë prej gurëve, prej tullave të pjekura. Duke e shikuar, unë shikoj të gjithë historinë pas saj –njerëzit të cilët e kanë ndërtuar me mendimin për brezat e ardhshëm. Vetëm këtu, unë mund t’i përfytyroj stërgjyshërit e mi sesi kanë shkuar në pyll, kanë prerë trarët dhe i kanë lëmuar me sëpatë dhe kanë krijuar diçka speciale për mua”.
Duke shkuar për muajin e mjaltit në fshat, të dy mendojnë se do të mund të shijojnë një vetmi idilike. Por, del se, jeta ka plane krejtësisht të tjera për ta. Pasi punon një tabelë të re për shpallje, e cila të zëvendësojë atë të vjetrën, Ivan-Aleksandër hap një ortek ngjarjesh. Një ditë, derisa bën fotografi në kishë, në oborr mblidhet i gjithë fshati dhe me përpjekje të përbashkëta arritën të çlirojnë kishën nga përqafimi mbytës i dredhkës që rrëshqiste nëpër fasadën e saj. Sot Shtëpia e Zotit hap dyert e veta jo vetëm për Pashkët. Në kutinë e bërë nga i riu mbledh dhurime për meremetimin.
Familja e re mundet që të krijojë një mjedis të ri për fëmijët e shumtë në fshat, duke liruar dhe pastruar dhomat e vatrës së kulturës të përmbushura me pluhur dhe plehra. Aty vogëlushët çdo ditë qëndrojnë pas tavolinave për të pikturuar, fëmijët më të përparuar në lexim me libër në dorë u japin shembull më të vegjëlve, kurse ata të cilët janë pasionuar pas vallëzimit marrin dhe mësimet e veta të para në balet.
“Çdo gjë nisi nga fëmijët, të cilët i takove në park dhe e pash se vallëzojnë - kujtohet Stefania Gjeorgjieva. Dy nga vajzat më thanë se ëndërrojnë të bëhen balerina dhe shikojnë video, nga të cilat mësohen me piruete dhe jete. Mbeta e shokuar nga fakti sesa gjëra dinë në fakt për baletin. Atëherë u thashë se motra ime është balerinë dhe se ajo do të vijë këtu, që t’u japë mësime në lëndën e baletit”.
Stefania mundet që të zhvillojë dhe një rezidencë vallëzimi në fshat, duke tërhequr për dy javë artistët nga trupa e saj “Atom Teatër” bashkë me një kompozitor nga Gjermania. Krijojnë dy projekte vallëzimi, premiera e të cilëve kalon fillimisht në fshatin Voden , përpara se të ndërmarrin rrugën për në Sofje dhe Varna.
“Ne nuk vijmë me një plan konkret të bëjmë diçka në vatrën e kulturës ose në fshat - shpjegon Ivan-Aleksandër Ivanov. Përkundrazi, shëtisim, shikojmë, flasim me njerëzit dhe nga e gjithë kjo në bazë të një mënyre fare të natyrshme lindin dhe burojnë ndonjë lloje iniciativash. Kurse ato nga ana e vet, na sjellin deri tek diçka pozitive në fund. Por, në qoftë se e planifikon, mundet dhe të mos të rastis.”
Ivan-Aleksandër dhe Stefania besojnë se, jeta e tyre tanimë është e lidhur me fshatin. Dhe kur epidemia të largohet, ata do të mbeten. Kanë akoma shumë punë për të bërë, por dhe e ardhmja e fshatit Voden janë fëmijët-si kudo nëpër botë. Siç thotë Stefania , “Voden do të bëhet një fshat gjithnjë e më interesant dhe kureshtar dhe e ardhmja jnë është aty.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..