Me rreth 80 mln euro do të financohen masat në përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për shkak të Covid-19, mori vendim qeveria. Procedura për seleksionimin e kandidatëve do të realizohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare e të Ardhurave.
Rreth 29 mln euro livrohen në përkrahje të turizmit, i cili u prek fort nga pandemia.
2.5 mln euro do të shpërndahen mes spitaleve, të cilat tashmë përdorin mbi gjysmën e shtretërve të tyre për mjekimin e pacientëve me Covid-19, si dhe për ato, të cilat tashmë do ta ndërmarrin këtë masë.
Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..
Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Situata financiare në vend është kritike, deklaroi para disa ditësh ministrja e re e financave Temenuzhka Petkova. Kështu, lajmet e vogla të mira për..