Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vetë-pyllëzimi – trajtimi natyror i pyllit Bullgar

Foto: Pixabay

2-3 mijëvjeçarë më parë pylli në Bullgari ka mbuluar mbi 80% prej gjithë territorit tonë. Gjatë viteve ky pyll i stërmadh pak nga pak ka filluar të pritet, që të kthehet  në toka bujqësore dhe kullota. Në këtë mënyrë në fillim të shekullit të kaluar Bullgaria ka disponuar vetëm 15-20% zona pyjore. Në sajë të punës vullnetare, përpjekjet e pylltarëve dhe të  pyllëzimit të përvitshëm, pyjet pak nga pak po rivendosen.


Në ditët tona, dhe më në veçanti gjatë 30 vjetëve të fundit, në vendin e tokave të braktisura bujqësore burojnë përsëri milionë hektarë pyll bullgar. Ai është rreth një e dhjeta  nga sipërfaqja e përgjithshme pyjore, por është rrezikuar nga prerja, për shkak të mundësisë që pronarët e pyjeve të marrin subvencione evropiane:  

“Gjithnjë e më shumë pronarë të tokave dhe arendatorë të tokave agrare bashkiake shikojnë një shans të madh në faktin të mund të fitojnë para të lehta - sqaron përpara Radios Kombëtare Bullgare eksperti mbi politikat pyjore Aleksandër Dunçev. Ata thjesht spastrojnë kullota dhe fusha të vetë-pyllëzuara dhe marrin disa para të shpejta, gjë e cila çon deri në shkatërrimin e këtyre pyjeve të vetë-pyllëzuara në një mënyrë të papërgjegjshme dhe shumë shpesh të paligjshme”.  


Shpesh tokat janë të braktisura, sepse nuk janë të përshtatshme për t’u përpunuar. Pas vetë-pyllëzimit priten, por nuk përdoren si kullota ose për mbjellje....Sipas Ligjit aktual për pyet transferimi i tyre në zonat pyjore mund të ndodhë pasi  u drejtohen pyetje pronarëve nëse duan që tokat të kategorizohen përsëri. Në qoftë se pronarët duan që t’i përdorin si toka bujqësore vihet një afat trevjeçar me kusht për spastrimin e tyre. Në rast se ata nuk e bëjnë, statuti i tyre ndryshon automatikisht.Në praktikë ndodh kështu që shteti stimulon prerjen e këtyre pyjeve të vetë-pyllëzuara. Nuk janë të rralla dhe rastet, kur pronarët, pa i lajmëruar institucionet përgjegjëse spastrojnë në mënyrë të paligjshme tokën e vet, ashtu siç u vjen për mirë. Por, që të mund të ndalojë kjo prerje është e domosdoshme që shteti të gjejë një balancim midis interesit të pronarit dhe dobive shoqërore.Me rëndësi është dhe vlerësimi ekspert - cili territor agrar ia vlen që të ruhet si i tillë dhe cili të bëhet pyll:

“Aktualisht këto vetë-pyllëzime të tokave të braktisura bujqësore janë në fakt një shërim i plagëve të natyrës, e cila po rikthen  sipërfaqen pyjore. Pyetja është se çfarë duhet të bëjmë me këto pyje, të cilat nuk janë pak. T’i presim që të mund të marrim subvencione për kullota boshe, shumë shpesh të ndodhura mbi terrene të erëzuara, ose të kërkojmë stimuj financiarë për ruajtjen e tyre. Me shtimin e mbulesës pyjore kryejmë qëllimet botërore për shpëtimin e resurseve ujore dhe zbutjen  e ndryshimeve të klimës.”


Redaktore: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Pixabay, arkiv, Ani Petrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Ri Bullgar prezanton specialitetet e tij me mundësinë e studimit në frëngjisht

Një nga shkollat ​​e larta në vendin tonë që ofron specialitete me mundësi studimi në frëngjisht është Universiteti i Ri Bullgar (NBU). Ndër tyre janë "Shkencat Politike" dhe "Gjuhët e huaja të aplikuara për administrim dhe menaxhim (në anglisht dhe..

botuar më 24-07-24 6.15.PD

Padurimi kognitiv, vetëvlerësimi i ulët, kultura turbo folk … cili është problemi me fëmijët tanë?

Gati 10 për qind e 11-vjeçarëve në vendin tonë kanë qenë të dehur të paktën dy herë në jetën e tyre, 18% e djemve dhe 13% e vajzave kanë pirë cigare, dhe rreth 19% e 15-vjeçarëve kanë përdorur kanabis, sipas një studimi ndërkombëtar të sjelljes..

botuar më 24-07-23 7.20.PD

U mbyll me sukses java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgarenë Tiranë. Kjo ishte dhe java e fundit e shkollës në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, i cili u ofroi pjesëmarrësve kushte moderne bashkëkohore për..

botuar më 24-07-22 1.30.MD