2-3 mijëvjeçarë më parë pylli në Bullgari ka mbuluar mbi 80% prej gjithë territorit tonë. Gjatë viteve ky pyll i stërmadh pak nga pak ka filluar të pritet, që të kthehet në toka bujqësore dhe kullota. Në këtë mënyrë në fillim të shekullit të kaluar Bullgaria ka disponuar vetëm 15-20% zona pyjore. Në sajë të punës vullnetare, përpjekjet e pylltarëve dhe të pyllëzimit të përvitshëm, pyjet pak nga pak po rivendosen.
Në ditët tona, dhe më në veçanti gjatë 30 vjetëve të fundit, në vendin e tokave të braktisura bujqësore burojnë përsëri milionë hektarë pyll bullgar. Ai është rreth një e dhjeta nga sipërfaqja e përgjithshme pyjore, por është rrezikuar nga prerja, për shkak të mundësisë që pronarët e pyjeve të marrin subvencione evropiane:
“Gjithnjë e më shumë pronarë të tokave dhe arendatorë të tokave agrare bashkiake shikojnë një shans të madh në faktin të mund të fitojnë para të lehta - sqaron përpara Radios Kombëtare Bullgare eksperti mbi politikat pyjore Aleksandër Dunçev. Ata thjesht spastrojnë kullota dhe fusha të vetë-pyllëzuara dhe marrin disa para të shpejta, gjë e cila çon deri në shkatërrimin e këtyre pyjeve të vetë-pyllëzuara në një mënyrë të papërgjegjshme dhe shumë shpesh të paligjshme”.
Shpesh tokat janë të braktisura, sepse nuk janë të përshtatshme për t’u përpunuar. Pas vetë-pyllëzimit priten, por nuk përdoren si kullota ose për mbjellje....Sipas Ligjit aktual për pyet transferimi i tyre në zonat pyjore mund të ndodhë pasi u drejtohen pyetje pronarëve nëse duan që tokat të kategorizohen përsëri. Në qoftë se pronarët duan që t’i përdorin si toka bujqësore vihet një afat trevjeçar me kusht për spastrimin e tyre. Në rast se ata nuk e bëjnë, statuti i tyre ndryshon automatikisht.Në praktikë ndodh kështu që shteti stimulon prerjen e këtyre pyjeve të vetë-pyllëzuara. Nuk janë të rralla dhe rastet, kur pronarët, pa i lajmëruar institucionet përgjegjëse spastrojnë në mënyrë të paligjshme tokën e vet, ashtu siç u vjen për mirë. Por, që të mund të ndalojë kjo prerje është e domosdoshme që shteti të gjejë një balancim midis interesit të pronarit dhe dobive shoqërore.Me rëndësi është dhe vlerësimi ekspert - cili territor agrar ia vlen që të ruhet si i tillë dhe cili të bëhet pyll:
“Aktualisht këto vetë-pyllëzime të tokave të braktisura bujqësore janë në fakt një shërim i plagëve të natyrës, e cila po rikthen sipërfaqen pyjore. Pyetja është se çfarë duhet të bëjmë me këto pyje, të cilat nuk janë pak. T’i presim që të mund të marrim subvencione për kullota boshe, shumë shpesh të ndodhura mbi terrene të erëzuara, ose të kërkojmë stimuj financiarë për ruajtjen e tyre. Me shtimin e mbulesës pyjore kryejmë qëllimet botërore për shpëtimin e resurseve ujore dhe zbutjen e ndryshimeve të klimës.”
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Pixabay, arkiv, Ani PetrovaPak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..