Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fotografe e pasionuar, spiune e Hënës, gjuetare yjesh

Kështu e përcakton veten e saj Rosica Dimitrova – travel blogger, fotografe dhe ....ëndërruese. Blogu i saj u dekorua në edicionin e sivjetshëm të Çmimeve të Ministrisë së Turizmit në kategorinë “internet blog” me artikullin “43 ide për shëtitje rreth qytetit Varna”.

Por përse Varna? Sepse ky është qyteti i saj i lindjes, dhe ajo e njeh “si pesë gishtat e dorës”. “Në postim ndalem në vende të preferuara përreth, të cilat nuk janë shumë të njohura. Si për shembull tempulli i vetmuar rreth fshatit Padina ose kriporet rreth qytetit Provadia.

Pohon se viti 2020 i shënuar nga pandemia ka qenë shkak t’i përkushtohet krejtësisht pasionit të saj – “të spiunojë” Hënën dhe të ndjekë yjet me ndihmën e objektivit të fotoaparatit.

Tempulli në fshatin Padina

Prej viteve Rosi merret në mënyrë pothuajse profesionale me fotografi. Fotografitë e saj na shpien në botë të largëta e të mëdha dhe na bëjnë të ëndërrojmë. Ajo është gati të kalojë vetë  një natë të tërë në ndonjë vend të vetmuar larg qyteteve dhe fshatrave, e gllabëruar në qiell, vetëm e vetëm të mund të kapë me objektivin e vet konfiguracionin perfekt të yjeve.

“Çdo gjë bëhet me një planifikim serioz paraprak - tregon Rosi. Duhet të jetë një hënë e re ose Hëna të mos të jetë ngritur, të shkohet mjaftë herët, përpara perëndimit dhe të pritet disa orë përpara se Rruga e Qumështit të shkëlqejë me thelbin e saj, me qenë se qielli i natës lëviz. Të duhet një teknikë e mirë, me një objektiv të përshtatshëm.”

Kërpudhat prej guri rreth qytetit Kërxhali

Ku në Bullgari qielli i natës është më i ndritshmi?

Më afër yjeve janë malet Rodopi, është kategorike Rosi. Aty qielli është i kristaltë, kurse yjet  janë fare afër. E njëjta gjë është e vlefshme dhe për Shkëmbinjtë e Bellogradçikut, për bregdetin verior të Detit të Zi dhe për më tepër Durankullak dhe Tjulenovo. Këto janë vendet e saj të preferuara për “kapjen e yjeve”.  Sipas saj nuk ekziston një “fotografi e përsosur”, ajo është thjeshtë një joshje, një ëndërrim i cili nuk të jep qetësi. Pohon se një ekspeditë nën qiellin e hapur i kushton nga 5-6 orë qëndrim në një vend të larguar nga qytetërimi. “Zakonisht planifikimi më harxhon shumë orë, kurse përpunimi - të paktën një ditë!” - thotë Rosi.

Rreth fshatit rodopas Zhenda

Por, çfarë të themi për Hënën?  

“Me Hënën madje është edhe më vështirë, sepse aty gjatë planifikimit kërkohet një precizitet edhe më i madh – deri në centimetër të kesh qëndruar dhe të kesh precizuar vendin e drejtë. Kjo është një kënaqësi e pashpjegueshme për mua dhe më sjell një kënaqje të madhe. Por gjithsesi duhet të kesh dhe ndonjë farë njohurish  në astronomi, të lidhura me lëvizjen e qiellit të natës. Për shkak të Hënës duhej të mësoja disa detaje - kur dhe që ku ngrihet, si lëviz gjatë verës dhe gjatë dimrit. Tani gjatë dimrit thelbi i Rrugës së Qumështit nuk është i dukshëm, do të fillojë të duket në fund të muajit janar.”

Udhëtimet yjore të Rosit

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Rosica Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për veprimtarinë patriotike të Ahmet Ballës dhe komunitetin bullgar në Shqipëri

Duke u nis ur nga veriu për në jug , nga rajonet malore të Gorës dhe Gol l o bo rd ë s dhe duke zbritur drejt pikës  më juglindore të Shqipërisë, fshatin Vërnik , do të dëgjoni t ë flitet gjuha bullgare. Në disa nga këto vende, për..

botuar më 24-03-24 11.05.PD

Dhimitër Pandovski nga Korça: "Ne jemi bullgarë dhe asgjë tjetër!"

Krahas rajoneve historiko-gjeografike të Gorës dhe Gollobordës, popullsi kompakte bullgare ka edhe në pjesën juglindore të Shqipërisë. Edhe pse migrimi ekonomik i viteve të fundit ka pasur një ndikim negativ, bullgarët në rajonin e qyteteve Korçë,..

botuar më 24-03-09 11.10.PD
Silsila Mahbub

Silsila Mahbub: "Qëndrimi ndaj refugjatëve të Lindjes së Mesme duhet të ndryshojë"

Jeta e miliona njerëzve në mbarë botën, të cilët jetojnë në një sërë sfidash jetësore - luftë, uri, varfëri, duket e pakuptueshme për botën perëndimore, pjesë e së cilës janë Evropa dhe Bullgaria. Kjo është arsyeja se pse ne i pranojmë historitë e fateve..

botuar më 24-03-05 5.10.MD