Tani nuk është koha për histeri ose panik dhe nuk ka shtam të ri, tha para Nova TV kryetari i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë, Dr. Ivan Maxharov. "Virusi po ndryshon, dhe ne e dinim këtë gjatë gjithë vitit. Tani kemi informacion për pak më shumë se 17 sekuenca të ndryshuara. Nuk bëhet fjalë për një shtam të ri, por e ardhmja do të tregojë se si do të reagojë ndaj këtij mutacioni organizmi i njeriut”, shtoi Maxharov.
Ai vuri në dukje se nuk njoftohet për një zhvillim më të rëndë të sëmundjes, ose për vdekshmëri më të lartë. Këto lajme më duken më tepër si politikë, duke pasur parasysh faktin se ndryshimi u zbulua dy muaj më parë. Papritmas u njoftua nga Kryeministri britanik dhe jo nga komuniteti shkencor, komentoi kryetari i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë.
Ka shumë të ngjarë që mutacioni tashmë të jetë përhapur në Bullgari, shtoi gjithashtu Maxharov.Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..