Tani nuk është koha për histeri ose panik dhe nuk ka shtam të ri, tha para Nova TV kryetari i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë, Dr. Ivan Maxharov. "Virusi po ndryshon, dhe ne e dinim këtë gjatë gjithë vitit. Tani kemi informacion për pak më shumë se 17 sekuenca të ndryshuara. Nuk bëhet fjalë për një shtam të ri, por e ardhmja do të tregojë se si do të reagojë ndaj këtij mutacioni organizmi i njeriut”, shtoi Maxharov.
Ai vuri në dukje se nuk njoftohet për një zhvillim më të rëndë të sëmundjes, ose për vdekshmëri më të lartë. Këto lajme më duken më tepër si politikë, duke pasur parasysh faktin se ndryshimi u zbulua dy muaj më parë. Papritmas u njoftua nga Kryeministri britanik dhe jo nga komuniteti shkencor, komentoi kryetari i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë.
Ka shumë të ngjarë që mutacioni tashmë të jetë përhapur në Bullgari, shtoi gjithashtu Maxharov.Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..