Prokuroria e specializuar të publikojë të gjitha materialet e lidhura me kontrollin e incizimeve të Kryeministrit Bojko Borisov, këtë e kërkoi kryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov.
Ai bëri të ditur se do të apelojë refuzimin e prokurorisë për të vazhduar hetimin e audio-incizimeve të përhapura gjatë verës, sipas të cilave Kryeministri përzihet në punën e strukturave shtetërore.
Sipas Ivanovit autoritetet duan ta prezantojnë para Parlamentit Evropian rastin në fjalë si të përfunduar. Atje pritet akoma një dëgjim për Bullgarinë në grupin e monitorimit të demokracisë, superioritetit të ligjit dhe të të drejtave kryesore të njeriut pranë Komisionit për të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme.Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..