Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti uroi që çdo një fëmijë të marrë mjekimin sa më të mirë, pavarësisht nga sistemi shëndetësor

Presidenti Rumen Radev
Foto: arkiv

“Angazhimi ynë ndaj fëmijëve të Bullgarisë mund të realizohet vetëm me përpjekjet e tërë shoqërisë”, shkroi në Facebook Presidenti Rumen Radev.

Kreu i Shtetit, nën patronazhin e të cilit zhvillohet iniciativa bamirëse “Krishtlindjet bullgare” në përkrahje të fëmijëve të sëmurë, deklaron gjithashtu se çdo një fëmijë duhet të marrë mjekimin sa më të mirë, pavarësisht nga mundësitë e sistemit shëndetësor.

Rumen Radev shpreh shpresën se edhe në edicionin e sivjetshëm të “Krishtlindjeve Bullgare” do të shihen virtytet më të mëdha të bullgarëve – fisnikëria dhe ndjeshmëria.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U arrestuan tre bullgarë për pjesëmarrje në një grup kriminal ndërkombëtar

Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..

botuar më 25-02-07 4.42.MD

Deputetët janë të ndarë për idenë e një kufiri të çmimeve

Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..

botuar më 25-02-07 4.27.MD
Tomisllav Donçev

Zëvendëskryeministri Donçev pret zero financim për këstin e dytë të Planit për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë

Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4 vjet, shpjegoi në parlament zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Në fund të vitit 2023 u paraqit një..

botuar më 25-02-07 1.43.MD