Në dallim të Francës, ku këtë Krishtlindje vendpushimet e skive janë të mbyllura, në Bullgari bora dhe skiatorët takohen në vendpushimin dimëror Bansko, një nga destinacionet më të mëdha turistike në vend, transmetoi Euronews në një reportazh të vet, cituar nga faqja e internetit bgtourism.bg. Thuhet se për shkak të situatës me Covid-19 rregullat janë të rrepta: distancë sociale, maska të detyrueshme në ambientet e mbyllura, restorantet shërbejnë ushqim vetëm deri në orën 22:00. Teleferikët dezinfektohen tre herë në ditë.
Në reportazh shënohet gjithashtu se këtë stinë turizmi bullgar shpreson kryesisht tek turizmi i brendshëm dhe turistët nga vendet fqinje, që të përballojë humbjet për shkak të pandemisë së koronavirusit.Turizmi i tepërt i shkaktuar nga bumi i paprecedentë i udhëtimeve pas përfundimit të epidemisë bëri që njerëzit të kërkojnë një alternativë të nocioneve të pranuara gjerësisht të pushimeve. Sidomos ndër brezat e rinj, ka një ngopje të ekskursioneve..
Mijëra njerëz do të mblidhen sot në burim në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad . Të gjithë besojnë se gjatë kësaj nate uji që buron nga shkëmbinjtë bëhet shërues dhe shëron sëmundje të ndryshme. Mrekullia ndodh pikërisht me fillimin e 6..
Tridhjetë kishëzat e Momçillovcit janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në fshatin në malin e Rodopeve gjatë festave të Pashkëve. Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve..