Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje janë gati të hapin shkollat fillore, kopshtet dhe çerdhet

Foto: BTA

Shkollat ​​për nxënësit nga klasa 1 në 4, kopshtet dhe çerdhet në Sofje do të hapen më 4 Janar, njoftoi Kryetarja e Bashkisë Jordanka Fandëkova. Prindërit nuk kanë nevojë të marrin shënime nga mjeku i përgjithshëm. Do të plotësohen vetëm deklaratat se fëmija nuk ka qenë në kontakt me njerëz të sëmurë.

Gjatë inspektimit të një kopshti fëmijësh në Sofje, kryetarja e bashkisë u pyet nëse ajo e miraton propozimin e Ministrit të Turizmit që restorantet në hotele të jenë të hapura deri në orën 00:30 të natës së Vitit të Ri. Fandëkova theksoi se nuk duhet të qetësohemi. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të rreptë. Presioni mbi spitalet në Sofje është ulur ndjeshëm, por kjo nuk duhet të na qetësojë, tha Fandëkova, cituar nga BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 gushtin

Të mërkurën masa ajrore në vend do të mbetet e paqëndrueshme. Para mesditës, mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira Në disa vende do të ketë reshje shiu afatshkurtra, përkohësisht intensive, të shoqëruara me bubullima. Ka edhe kushte..

botuar më 24-08-27 7.30.MD

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është në rënie

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është ulur me 70% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo u bë e ditur nga kryekomisioneri Anton Zllatanov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare pas një takimi me drejtorin ekzekutiv të..

botuar më 24-08-27 5.23.MD

Qeveria e përkohshme u betua

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së bashku me kryeministrin Dimitër Gllavçev, bënë betimin para deputetëve të popullit. Në prani të..

botuar më 24-08-27 12.31.MD