Investime për mbi 1 mlrd leva janë certifikuar gjatë vitit të kaluar në kuadrin e Ligjit për Inkurajimin e Investimeve dhe kjo përbën një rekord gjatë gjashtë viteve të fundit.
34 projektet, për të cilat janë destinuar mjetet, parashikojnë hapjen e afro 4500 vendeve të reja të punës. Vetëm 10 prej projekteve do të realizohen në Sofje ndërsa në kuadrin e të tjerave do të punohet brenda vendit, përfshi këtu tri bashki me papunësi mbi atë mesatar.
Fakti se shtatë projekte janë destinuar për zgjerimin e prodhimeve të vjetra mund të konsiderohet si një shenjë e rëndësishme për besimin e investitorëve në biznes-mjedisin te ne, madje në kushtet e krizës globale, është i mendimit Ministri i Ekonomisë Llëçezar Borisov.
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..