Aksioni shpëtimtar në malin Stara Pllanina mbaroi dhe dy turistët e plagosur rëndë u transportuan, informoi BNT. Vetëm në kuadrin e dy ditëve shtatë veta u dëmtuan në rajonin e Xhendemit të Veriut, ndërsa një njeri vdiq, pasi rrëshqiti dhe ra afër majës Zhëlltec.
Shërbimi shpëtimtar malor komentoi se shkaku për të gjitha incidentet gjatë ditëve të para të vitit është nënvlerësimi i kushteve dimërore dhe mungesa e pajisjeve të domosdoshme.
Po vazhdojnë përpjekjet e shpëtimtarëve malorë për të hequr dhe transportuar kufomën e turistit të vdekur në rajonin e majës Zhëlltec në Stara Pllanina. Mirëpo, veprimet e tyre janë vështirësuar nga moti i keq.
Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje rreth 1°. Ditën e mërkurë në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht i..
Flota Detare Bullgare po kryen hetimet e veta për rastin e ndalimit të anijes "Vezhen" në Detin Baltik. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, kapiteni Aleksandër Kallçev. Ai prezantoi foto nga anija, të cilat, sipas fjalëve të tij, dëshmojnë se..
Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov". Sot, “Metropolitani” i kryeqytetit ka 52 trena në linjën e parë dhe të dytë dhe 30 në të tretën. U..
Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit...
Ambasada e Bullgarisë në Stokholm është në kontakt me autoritetet kompetente suedeze dhe po monitoron në mënyrë aktive zhvillimin e rastit. Këtë e..
Autoritetet suedeze kanë ndaluar një anije të dyshuar për sabotimin e një kablloje me fibra optike nënujore në Detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen bullgare..