Bullgaria e mbaroi vitin dhe po e fillon vitin e ri me deficitin më të ulët në BE, tha Kryeministri Bojko Borisov gjatë një vizite të tij në Varna. Vendi ynë është me borxhin më të ulët të jashtëm në Evropë dhe i menaxhon më drejt financat e veta, ekonominë dhe masat shëndetësore gjatë krizës, theksoi Borisov. Ai është i bindur se koha do ta ripohojë këtë fakt, transmetoi BTA.
Në momentin e parë të mundur, kur presioni mbi spitale u pakësua nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt u kthyen në shkollë. “Në Vitin e Ri askush nuk ndjeu ndalime. Ndërsa në vendet fqinje të Bullgarisë kjo nuk ishte e mundur, atje nuk mund të dilnin nga shtëpia”, shtoi Kryeministri.
Ai bëri rekomandime për shumë optimizëm dhe vaksinim, që të dalë vendi më shpejt nga situata e vështirë.Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..