Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një këngë bullgare është në Top 30 në klasifikimin e fansave të Eurovision

Foto: arkiv

Kënga me të cilën këngëtarja bullgare Viktoria duhej të prezantonte vendin tonë në konkursin “Eurovision” gjatë vitit 2020 “Tears Getting Sobber” është ndër 30 këngët më të dashura për të gjitha kohërat dhe është vendosur në pozitën e 26 nga fansat në konkurs, ndërsa në YouTube është e shikuar mbi 3 mln herë.

Klasifikimi vjetor “ESC TOP 250” radhit 250 këngët më të dashura të shikuesve të garës më të madhe muzikore në botë dhe organizohet dhe transmetohet nga radioja evropiane ESC Radio.

Akoma tri këngë bullgare u gjendën në top 100 të klasifikimit të vitit 2020. Kënga “If Love Was a Crime” e Poli Genovës, e cila e prezantoi Bullgarinë në “Eurovision” gjatë vitit 2016, u klasifikua në vendin e 33. “Beautiful Mess” e Kristian Kostovit, i cili këndoi për Bullgarinë gjatë vitit 2017 në Kiev, zuri vendin e 41, ndërsa kënga “Bones” (2018) e formacionit EQUINOX është në vendin e 93.

Për vitin e nëntë me radhë në vend të parë në klasifikim është fituesja e “Eurovision” 2012 Loreen nga Zvicra me hitin e saj "Euphoria". Në vend të dytë është sensacioni muzikor grek nga viti 2018 Eleni Foureira, e cila ka lindur në Fier të Shqipërisë, me “Fuego”, kurse vendin e tretë e zuri Duncan Laurence, fituesi në vitin 2019, me baladën “Arcade”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jazz and Art Festival në Oreshak mbledh interpretues nga disa kontinente

Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të..

botuar më 24-07-11 6.30.PD
Lili Ivanova

"Tërfilat"

Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe zgjedhja e saj e muzikantëve më të mirë me të cilët këngëtarja ka punuar ndër vite. Para pak..

botuar më 24-07-09 6.30.PD

“Dashuri dhe këngë" - koncerte verore me këngë të përjetshme bullgare

Projekti "Dashuri dhe këngë" takon në skenë breza artistësh të dashur bullgarë, të cilët ndër vite krijuan hite në stile të ndryshme muzikore. Grupi “Diana Ekspres” , i cili feston 50 vjetorin në skenë, vëllezërit Argirovi , legjenda e..

botuar më 24-07-08 6.15.PD