Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në pritje të regjistrimit të ri të popullsisë

Foto: arkiv

Gjatë Vitit të Ri 2021 ka për t’u realizuar regjistrimi i 18-të me radhë i popullsisë dhe i fondit të banesave në Bullgari. Si shumë gjëra të tjera në jetën tonë, kriza me Covid-19 gjithashtu e pengoi këtë aktivitet planifikuar për periudhën 22 janar – 15 shkurt. Muajin e kaluar parlamenti e shtyu këtë veprimtari dhe i dha mundësi Këshillit të Ministrave të ndryshojë datat e regjistrimit. Sidoqoftë shtyrja nuk mund të jetë më se 9 muaj pasi sipas rregullave të BE-së ai duhet të zhvillohet brenda vitit aktual.

Pyetja më e madhe statistikore është një nga burimet kryesore për mbledhjen e të dhënave për numrin dhe karakteristikat e popullsisë dhe për fondin e banesave në vend. Kështu sigurohet informacion të plotë për numrin dhe strukturën e popullsisë sipas gjinisë, moshës, arsimit, aktivitetit ekonomik, profesionit, veprimtarisë ekonomike dhe karakteristikave të tjera demografike, socio-ekonomike dhe etnokulturore. Dhe kjo është e nevojshme për një rreth të gjerë specialistësh brenda dhe jashtë qeverisjes së vendit, të cilët hartojnë strategji dhe marrin vendime të menaxhimit.

Historiku i regjistrimit tek ne fillon në Principatën e Bullgarisë pas  miratimit të Ligjit Special të Regjistrimit më 13 dhjetor 1880. Bashkimi i Rumelisë Lindore me Principatën e Bullgarisë në vitin 1885 jep një arsye të mirë një bazë për regjistrimin e dytë i cili organizohet më 31 dhjetor të vitit 1887. Në fund të shekullit XIX Instituti Ndërkombëtar i Statistikave miratoi një sërë rregullash për zhvillimin e regjistrimit të popullsisë dhe paraqitjen e rezultateve. Ato janë në thelbin e Ligjit të Regjistrimit të Popullsisë, Godinave dhe Kafshëve Shtëpiake në Principatën e Bullgarisë miratuar në vitin 1897. Në përputhje të tij u realizua regjistrimi i katërt te data 31 dhjetor të vitit 1900 dhe regjistrimet gjatë gjysmës së parë të shekullit XX.

Që nga fillimi i shekullit të XXI e deri tashti u zhvilluan dy regjistrime. Me ta u ndryshua edhe tradita që kjo veprimtari të realizohet muaji i fundit të vitit. Në vend të kësaj regjistrimi në vitin 2001 u realizua te data 1 mars, ndërsa në vitin 2011 – te 1 shkurti.

Historia tregon, se gjatë të gjitha regjistrimeve deri në vitin 1985 përfshirë, popullsia e vendit ka një rritje mesatare pozitive vjetore. Më e lartë është rritja në periudhën e viteve 1921-1926 – me 105 295 njerëz, e ndjekur nga periudha 1927-1934, kur rritja ishte 74 900 njerëz. Rritja më e ulët pozitive u regjistrua në periudhën 1976-1985, kur popullsia u rrit çdo vit mesatarisht me 22 088 njerëz. Për herë të parë u regjistrua një rënie e popullsisë në periudhën 1986-1992 - gjithsej 461 332 njerëz. Sidoqoftë, trendi vazhdon në dy periudhat e ardhshme: 1993-2001 dhe 2001-2011, me një rënie mesatare vjetore përkatësisht prej 69 802 dhe 56 433 njerëz.

Nëse duhet të përmbledhim, nga viti 1986 deri në vitin 2011 popullsia e Bullgarisë u zvogëlua me 1 584 079 njerëz. Ndërsa rënia në periudhën midis viteve 1986 dhe 1992 ishte për shkak të emigrimit nga vendi, në dy periudhat e ardhshme pjesa mbizotëruese ishte e zënë nga rritja natyrore negative e popullsisë, komentojnë ekspertët e Institutit Kombëtar të Statistikave.

Se çfarë do të raportojë statistika me datën e sotme, do ta zbulojmë në vitin 2021.

Përpilues: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD