Mbi 20% prej ndërmarrjeve të vogla në vend vështirësohen për të rimëkëmbur prodhimin e vet në kushtet e krizës së Covid-19. Ato disponojnë infrastrukturë dhe personel, por nuk kanë kapital qarkullues. Mbi 75% prej ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nuk mund të shërbejnë kreditë e tyre bankare, ndërsa vetëm 15% prej tyre kanë gjetur mundësi të reja për zhvillim në kushtet e krizës.
Të dhënat janë të një studimi të Shoqërisë Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.
Firmat në sferën e shërbimeve online, tregtisë me pakicë, furnizimeve me korrier dhe digjitalizimit kalojnë me sukses përmes pandemisë, por ato në fushën e sektorëve tradicionalë, pësojnë humbje të mëdha dhe madje nuk disponojnë strategji për kufizimin e dëmeve, tha para BNR-së kryetarja e shoqërisë Eleonora Negullova.94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..
Situata financiare në vend është kritike, deklaroi para disa ditësh ministrja e re e financave Temenuzhka Petkova. Kështu, lajmet e vogla të mira për ngadalësimin e inflacionit /në bazë vjetore/ dhe rënien e kufijve të Shengenit që nga fillimi i vitit..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)...