Pas më shumë se dhjetë vjet pune Xhamia Tombul tërheq përsëri vëmendjen me shkëlqimin e saj që nga ndërtimi në vitin 1744. Arkitektura e tempullit mysliman të vendosur në qytetin Shumen është e ndikuar nga stili oriental "tulipani", i cili përfshin elemente të Barokut Francez.
Xhamia më e madhe tek ne u ndërtua me dhurime të Sherif Halil Pashës – pasha e fshatit Madara dhe prandaj mban emrin e tij. Legjenda tregon, se Sherif Halil Pasha ngriti këtë tempull mysliman nga pendimi, sepse shfaqi vrazhdësi në lidhjet me babanë e tij i cili pak pas kësaj u nda nga jeta.
Shtëpia e lutjes dallohet për çatinë e saj me kupolë, e cila ishte e vetmja në atë kohë. 99 shkallare të brendshme guri të rregulluara në mënyrë spirale çojnë në minaren e lartë 40 m, ndërsa kolonat nga pallati i khanëve të parë bullgarë në Pliska shërbejnë si kolona mbështetëse të xhamisë.
Tombul Xhamia është në listën e 100 Objekteve Kombëtare Turistike. Në se dëshironi të mësoni më shumë për këtë monument lexoni botimin “Restaurimi i Tombul Xhamisë, ose një histori e shkurtër për tempullin, kohën dhe njerëzit”.
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..
Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i ndërtuar "si shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga pushtimi osman në..