Në vitin 2020, shitjet e makinave të reja në Bullgari ranë me rreth 37 për qind, sipas të dhënave të Policisë së Trafikut. Shitjet e makinave të përdorura u zvogëluan me gati 18 për qind. Importuesit e makinave komentuan se goditja erdhi për shkak të frikës nga infeksioni dhe veçanërisht për shkak të pasigurisë në lidhje me të ardhurat. Pandemia preku gjithashtu industri të tilla si restorantet, turizmi dhe shërbimet e transportit, të cilat blejnë makina të reja.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..