Bullgaria, Rumania dhe Serbia përpunojnë 3 projekte strategjike për zhvillim në rrjedhën e lumit Danub. Në takimin e punës me koordinatorë kombëtarë për strategjinë danubiane zëvendësministrja regjionale Denica Nikollova tha se ato financohen në kuadrin e programeve transkufitare të BE-së.
Projekti me Rumaninë është për studimin e tërësishëm të bregut bullgar dhe atij rumun, që të tregohen vendet e përshtatshme për ndërtimin e urëve të reja, porteve dhe trageteve. Një projekt tjetër është për përfundimin e shtegut për çiklistë – Euro Velo 6 në territorin bullgar dhe atë rumun.
Projekti me Serbinë është për furnizimin e pajisjeve moderne dhe trajnimin e shërbimeve për mbrojtje të popullsisë nga fatkeqësitë natyrore, transmetoi BTA.Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është një nga ngjarjet më të mëdha të kukerëve në të gjithë vendin. Gjatë dy fundjavave në qytet do të..
Ajri i ftohtë do të depërtojë në vend mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna . Do të jetë me re. Në veriperëndim do të bjerë shi dhe borë, ndërsa në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në pjesën e përparme të malit Stara Pllanina do..
Bashkëkryetari i grupit parlamentar të “BSP-E majta e bashkuar” Atanas Zafirov shprehu shpresën se vendi ynë javën e ardhshme do të ketë një kabinet të rregullt. “Sot dhe nesër janë ditë të rëndësishme, shpresoj që përfundimisht të zgjidhet kjo nyjë”, tha..
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu..
Sipas Kushtetutës, sot presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të Kuvendit Popullor,..
Nxënësja bullgare e klasës së dymbëdhjetë, Aleksandra Petkova ishte në mesin e 20 të rinjve të përzgjedhur nga e gjithë bota me arritje të njohura..