Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Begliktash – shenjtërorja kryesore e fisit trak skirmiani

Foto: arkiv

Aty ku mali Stranxha dhe deti takohen gjendet një nga shenjtëroret më të mëdha trake Begliktash. Ajo ndodhet vetëm 4 kilometra në jug të qytetit Primorsko dhe nja 40 kilometra larg qytetit Burgas. Begliktash shtrihet në pjesën më të lartë të Kepit Maslen në kufijtë e fermës së gjuetisë Arkutino. Emri vjen nga fjalët turke “beglik” (tatim në natyrë) dhe “tash” (gur), meqenëse gjatë sundimit osman në këtë vend turqit mblidheshin taksat mbi bagëtitë nga popullsia bullgare. Begliktash lidhet ngushtë me kultin ndaj Hyjnisë Diell.

Para afro 70 milion vitesh tokat përreth ishin në fund të detit. Nga masivi malor, afër Burgasit të sotëm, një vullkan u shpërthye dhe pjesët e mëdha të lavës që u hodhën në ajër ngrinë menjëherë, dhe vetë magma i solli dhe i formoi ato në masive. Kështu me kalimin e viteve, si rezultat i motit dhe i rrezeve të diellit, u formuan fenomene të çuditshme natyrore. Për shkak të përbërjes sieniti të shkëmbinjve dhe ndikimit të tyre energjik, vendi u përdor në kohërat antike për të kryer rituale. Ato kishin të bënin me pjellorinë, ekuinoksin dhe ndryshimin e stinëve. Besohet se aty ishte shenjtërorja kryesore e fisit trak skirmiani, të cilët njiheshin si metalurgët më të lashtë në Trakinë Antike.

“Të dhënat e para për këtë vend datojnë nga shekulli i XIV para erës sonë – tregon Borisllava Kirova, eksperte në Muzeun Historik në Primorsko. - Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878 shenjtërorja u bë e njohur falë studiuesit çek Karell Shkorpill i cili bashkë me vëllezërit e tij Herman dhe Vlladisllav hodhën themelet e arkeologjisë bullgare. Ata eksploronin shtresat kulturore përgjatë lumit Ropotamo dhe vërenin një nga gurët e mëdha të shenjtërores, në formën e një zemre të përmbysur. E emëruan Apostull Tash. Doli që kjo është një nga megalitet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik ku trakët adhuronin Hyjninë Diell. Në ditën e solsticit të verës, në lindjen e diellit, disku diellor mund të shihet në vrimën e megalitit. Atëherë trakët kryenin rituale të lidhura me Perëndeshën Nënë dhe Perëndinë Diell. Besohej se pikërisht këtu të kushtuarit kaluan nga bota tokësore në të të nëndheshme.”

Hulumtimet e sotme të kompleksit shkëmbor filluan në vitet 1972 – 1973 në kuadrin e Ekspeditës Arekologjike “Apolonija – Stranxha” nën udhëheqjen e profesorit Aleksandër Foll, por shenjtërorja u bë e njohur në vitin 2002. Atëherë arkeologia Conja Drazheva nga Muzeu Historik në qytetin Burgas bashkë me ekipin e saj rregulloi megalitet e rënë në vendet e tyre të supozuara. U krijua një plan i përgjithshëm i shenjtërores dhe i objekteve të vendosura në të me qëllimin e tyre. Midis tyre janë altari, froni, platforma e shenjtë, menhiri me shputën e Perëndisë Diell, gërvishtjet në shkëmbin e madh, pasqyrimi i Konstelacionit Plejada dhe shtrati i martesës:

“Vet shtrati i martesës sikur është në një dhomë të fshehur nga sytë e njerëzve – vazhdon Borisllava Kirova. – Në platformën e shenjtë plotë ulluqe të shumta trakët përziheshin ujë, verë, qumësht dhe vaj ulliri. Uji simbolizonte stuhitë ujore – qumështi – ajrin, vaj i ullirit – zjarrin, ndërsa vera – tokën. Nëpër ulluqet, lëngjet mblidheshin në një enë të përbashkët derisa të përziheshin plotësisht për të formuar Kozmosin ".

Në Ditën e solsticit të verës prifti qëndroi në shpellën e shenjtë – Mitra, që ishte prapa Apostullit Tash. Së bashku me rrezet e para të diellit ai dilte në qendrën e megalitit. Ky rit simbolizonte lindjen e  Herosit, pra Kalorësit Trak, nga Mitra. Koha e ritualeve përcaktohej nga ora diellore ku dikur ishin të vendosur 16 pllaka. Vendi ishte shumë i rëndësishëm sepse aty orakulli bënte parashikimet dhe parathëniet sipas muajit dhe ditës së vitit.

Vet shenjtërorja eksitonte deri në shekullin e V të erës sonë, kur ky territor u bë pjesë e Perandorisë Romake. Me depërtimin e fesë së krishtere në shekullin e IX në gjirin e vogël u ndërtua kisha “Shën Paraskeva”. Deri në rrënojat e saj në gjirin e mbrojtur çon një shteg i vogël nga shenjtërorja. 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: museumprimorsko.bg dhe arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD