Prokuroria në Strugë fillon proces pas njoftimeve në media për djegien e flamurit bullgar në një karnaval në Vevçani, njoftoi agjencia maqedonase e informacionit, cituar nga BTA.
Procesi u ngrit për dëmtim të reputacionit të një vendi të huaj sipas nenit 181 të Kodit Penal. Më parë Bullgaria i dorëzoi një notë të ashpër verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria, si dhe Presidenti Stevo Pendarovski, e dënuan aktin. Një reagim i mprehtë kundër djegies së flamurit bullgar pasoi edhe nga Komuna e Vevçanit, e cila është vëllazëruar me qytetin bullgar të Mellnikut.
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..