Data e shpallur nga Presidenti për zgjedhjet parlamentare (4 prilli i këtij viti) është absolutisht e paargumentuar, por GERB gjithsesi do ta respektojë, tha Kryetarja i e Parlamentit Cveta Karajançeva gjatë kremtimit të 143 vjetorit të zgjedhjes së këshillit të parë të qytetit në Karllovo.
Ajo kujtoi se sipas udhëzimeve të institucioneve evropiane, asnjë ndryshim nuk mund të bëhet në Kodin Zgjedhor disa muaj para zgjedhjeve, pasi kjo minon besueshmërinë e procesit zgjedhor. Cveta Karajançeva gjithashtu tha se "presidenti sugjeron që disa rezultate, të cilat ne ende nuk i dimë se cilat janë, janë manipuluar dhe kjo është një goditje e rëndë për demokracinë."Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..