Këtë ditë në vitin 1856 në qytetin Panagjurishte (Bullgari Qendrore) ka lindur Rajna Popgeorgieva. Ajo është e njohur në historinë bullgare si Rajna Knjaginja /Princesha Rajna/ – mësuesja dhe mamia bullgare, e cila qepi flamurin kryesor të Rrethit Revolucionar të Panagjurishtes të Kryengritjes së Prillit dhe e valëviti krahas Georgi Benkovskit.
Revolucionari e porositi atë të bënte një flamur me mbishkrimin "Liri a Vdekje" kur ajo ishte 20 vjeç. Pas Kryengritjes së Prillit Rajna Knjaginja u kap nga turqit dhe iu nënshtrua vuajtjeve të rënda, por pas ndërhyrjes së diplomatëve evropianë, ajo u la e lirë dhe u dërgua për të studiuar mjekësi në Moskë.
Rajna Knjaginja ka pesë djem, katër prej të cilëve u bënë oficerë në Ushtrinë Bullgare.Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Në kryeqytet u shfaq filmi dokumentar i gazetares Milena Milotinova "Vetëm sepse ata ishin bullgarë". Ai kujtoi ngjarjet e të ashtuquajturve..