Një grua 28 vjeçe me koronavirus nga qyteti Pazarxhik i Bullgarisë Jugore ka lindur një foshnjë me antitrupa kundër Covid-19. Para kësaj gruaja u shtrua në spitalin e qytetit me temperaturë të lartë, kollë dhe gjendje të keqe.
Pasi iu nënshtruan trajtimit, mjekët bënë një prerje cezariane sepse koronavirusi kishte shkaktuar ndryshime në placentë dhe rritja e fetusit ishte ngadalësuar. Foshnja është mirë me shëndet. Testi i tij i antigjenit tregoi praninë e antitrupave. Bebja do të monitorohet nga mjekët dhe jashtë spitalit.Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...