Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov paraqiti certifikatën për vaksinim kundër Covid-19. Çdo person i vaksinuar që ka nënshkrim elektronik mund të marrë certifikatën e vet elektronike dhe të ketë qasje në dosjen e tij të pacientit, vuri në dukje Angellov. Qytetarët pa nënshkrim elektronik do të mund të kërkojnë certifikatën përmes mjekut të tyre personal nga 1 shkurti. "Certifikata nuk ka vulë ose nënshkrim. Ajo gjenerohet nga sistemi automatikisht. Ekziston një kod QR me të cilin futni sistemin. Janë krijuar disa nivele sigurie për të parandaluar abuzimin. Kjo certifikatë mund të kontrollohet nga çdo organ kontrolli brenda dhe jashtë vendit ”, shpjegoi Ministri Angellov dhe siguroi se është e pamundur të ketë keqpërdorime me dokumentin elektronik.
Deri në fund të marsit sistemi elektronik do të përmirësohet dhe përmes dosjes elektronike shëndetësore do të jetë e mundur të lëshohen referime për të gjitha procedurat e kujdesit para-spitalor, shtoi Ministri. "Në dosjen e pacientit ka pjesë për mjekun personal, ekzaminimet, recetat elektronike, ekspertizën mjekësore, imunizimet," shpjegoi Ivajllo Filipov, drejtori i kompanisë shtetërore "Shërbimet e Informacionit", njoftoi BTA.Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..
Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..
Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë..