Edhe këtë vit, normat e interesit të kredive do të qëndrojnë në nivelet e vitit të kaluar - 4.5 deri 6.5% për kreditë konsumatore dhe rreth 2.5 deri 3.0-3.1% për kreditë hipotekare. Këtë e parashikoi para BNR Tihomir Toshev, drejtori ekzekutiv i “Qendrës së Kredive”.
Ai vuri në dukje se po rritet likuiditeti në sistemin bankar – depozitat rriten dhe tashmë janë me përmasë mbi 60 mlrd. leva (30.67 mlrd. euro). Në këtë sfond kreditë e popullsisë janë pak mbi 25 mlrd leva (12.78 mlrd. euro).
Tregu i pronësisë së paluajtshme nuk është i prekur nga kriza e koronavirusit, edhe sa u përket çmimeve, edhe sa i përket interesit ndaj kredive hipotekare, tha gjithashtu Tihomir Toshev.Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..