Njerëzit që mbijetuan koronavirusin nuk janë të mbrojtur nga infeksioni me variantet e tij të reja, tha për Nova TV Doc. Kirill Karamfillov, shef i repartit të kardiologjisë invazive në Spitalin Aleksandrovska. “Ka disa mutacione të koronavirusit që janë shumë më ngjitës dhe vdekshmëria prej tyre është identike me atë të variantit klasik”, shtoi ai. Këto janë llojet nga Britania e Madhe, Afrika e Jugut dhe Brazili dhe ato shfaqen në vende pa masa të rrepta – “ku koronavirusi ka kohë që është lënë të përhapet pa kufizime”.
Kardiologu rekomandoi që masat që kemi për momentin të vazhdojnë.
“Tendenca për rritjen e rasteve të Covid-19 ruhet, versioni britanik i virusit po prek të rinjtë dhe për këtë arsye, nëse është e nevojshme, do të aplikohen masa shtesë”, njoftoi qendra qeveritare e shtypit. Me urdhër të Kryeministrit Bojko..
Konferenca e Përhershme e Romëve po përgatit një manifest parazgjedhor, i cili do t’u bëjë thirrje kandidatëve të angazhohen me masa dhe politika efektive për romët, tha për BNR avokatja Miglena Mihajllova nga organizata. “Komuniteti rom ka një..
Shoqata e Lokaleve në Bullgari dhe Asociacioni Bullgar i Lokaleve caktuan si “absolutisht i papranueshëm” çdo shtrëngim të masave në lidhje me biznesin e tyre. Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov njoftoi se masa të ndryshme po mendohen për..
Mbi 85 për qind e viruseve që qarkullojnë në vendin tonë janë nga lloji britanik i koronavirusit, tha para BNT Prof. Todor Kantarxhiev, drejtor i..
Punohet me ngut për certifikatën e vaksinimit Të gjitha furnizimet e vaksinave janë planifikuar ashtu që të sigurojnë rivaksinim për..
21 060 doza të vaksinës Pfizer/BioNTechmbërritën në Bullgari këtë mëngjes. Ky është furnizimi i dytë nga një total prej pesë që priten në mars, tha..