Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: Bullgaria gjithmonë ka këmbëngulur që BE-ja t’i mirëmbajë të hapura kanalet e komunikimit me Turqinë

Foto: BTA

Për shkak të krizës së madhe shëndetësore botërore gjatë vitit 2020 po vëzhgohet ulje e konsiderueshme e rrymës turistike mes Bullgarisë dhe Turqisë. Jam i bindur se tendenca do të përballohet pasi kalojnë rreziqet nga Covid-19. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov në një takim me Ministrin turk të Kulturës dhe Turizmit Mehmet Ersoy, i cili është për vizitë pune në Bullgari.

Borisov theksoi se veprimet e Bullgarisë i janë drejtuar stimulimit të zhvillimit të turizmit dhe kontakteve mes bizneseve të dy vendeve tona fqinje, transmetoi BTA.

“Bullgaria dhe Turqia kanë marrëdhënie tradicionalisht të mira dhe ne gjithmonë jemi përpjekur për të gjetur zgjidhje të çështjeve si fqinj të mirë, duke u respektuar njëri tjetrit” – vuri në dukje Borisov.

Ai shtoi se Bullgaria gjithmonë e ka përkrahur dialogun me Ankaranë dhe gjithmonë i ka mirëmbajtur të hapura kanalet e komunikimit me Turqinë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD