Biblioteka regjionale në qytetin Pernik feston 55 vjetorin e festivalit të autoritetshëm ndërkombëtar të lojërave të maskaradës “Surva” me prezantimin e koleksionit të vet të pasur prej materialeve të arkivuara lidhur me ngjarjen. Ato përfshijnë libra, përmbledhje, buletin, publikime në shtypin periodik, dokumente arkivore dhe foto, si dhe materiale për reklamë. Mes më të vlefshmeve janë dhe posterët e parë të festivalit.
Në 25 mijë njësitë e mbledhura me informacion për Survën mund të vihet re dhe shkrimi autentik i krijuesit të festivalit - Jordan Nikollov, si dhe një artikull i tij nga viti i largët 1966. Janë paraqitur kujtimet e kryetares së parë të komitetit organizativ të festivalit - Ivanka Nikollova, libra për festivalin dhe për traditën, artikuj në revistat e autoritetshme dhe në shtypin periodik, përmbledhje me raporte nga konferencat shkencore dhe një anale të plotë të festivalit. Çdo një që ka dëshirë mund të ndjekë historinë e pasur në sajtin e bibliotekës.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..
Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..
Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..
Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë..