Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikola nga Cool Den: “Muzika gjithmonë duhet të jetë organike dhe e natyrshme”

Foto: Victoria Vucheva

Kitarist dhe këngëtar me një stil origjinal, Nikola kurse kohët e fundit dhe grupi i tij Cool Den, janë mes dukurive më interesante nga vitet e fundit. I ardhur në kryeqytet për të mësuar në Universitetin e Sofjes, Nikola shumë shpejt grumbullon popullaritet mes publikut rinor. Tekstet e tij të pazakonshme dhe tekat e tij nganjëherë sinqerisht të çmendura e bën të kërkuar dhe të dashur mes interpretuesve të klubeve. Dihet se për shkaqe të ndryshme shumë nga lokalet me një muzikë të gjallë gjenden nën tokë. Prandaj dhe Nokola bën shaka se është pjesë e underground-it bullgar. Por, nëse vendosim të vëmë etiketa, duhet të pohojmë se ai bashkë me shumë krijues të tjerë të rinj dhe me vlerë me të vërtetë mundohen të jenë një alternativë e anës masive të lustruar të tregut në biznesin muzikor.

“Nëse ka shfaqje përpara dy vetave, ose përpara 20 000 vetave, muzikanti duhet të ekzekutojë muzikën e vet në të njëjtën mënyrë, për ndryshe ai nuk ka integritet - është i bindur muzikantit. Derisa për këtë që ne po e bëjmë, unë dhe kolegët e mi, kjo mund të ndiqet  deri tek kromanjonët, të cilët, pasi kanë shkëputur dhe ndarë mishin dhe kanë ngrënë mamutin, ulen rreth zjarrit shpellor dhe u bien dhe u përplasin pemëve. Mbase tingëllon qesharake, por muzika gjithmonë duhet të jetë organike, natyrale. Më pëlqen të përdor metafora, sepse mendoj se humori është një mënyrë e mirë për të zbutur pak një situatë, pavarësisht sesa e rëndë është ajo. Metaforat e përfshira në këngë, i ndihmojnë njerëzit të përjetojnë problemin konkret në mënyrë të ndryshme, të mendohen se duhet bërë diçka që të ndryshohet ndonjë gjë ose të marrin më shumë gëzim. Për mua gjithmonë ka qenë e natyrshme që ndonjë temë sociale të verë në lëvizje energjinë time krijuese.  

Grupin Nikola e mblodhi përpara rreth 3 vjetëve, kurse albumi i tyre debutues “1” u prezantua menjëherë pas bllokimit të parë. Cool Den interpreton  këngë të tij origjinale, kurse aranzhimet janë të përbashkëta. Tekstet janë kryesisht në gjuhën bullgare por ka dhe në anglisht. Një përshtypje të veçantë bën The Man With the Lion’s Jump,  kushtuar heroit tonë kombëtar Vasill Levski dhe sikurse posaçërisht është shkruar në këtë gjuhë, që të tregojë  përpara një rrethi më të gjerë njerëzish për vetëmohimin dhe heroizmin e “njeriut me kërcim si luan”. Krahas me temat e mprehta sociale dhe temat e tjera politike, Nikola përdor melodi ose formula gojore, të cilat janë imponuar në hapësirën e gjerë me shenjën e “konsumit masiv muzikor”.

“Disa tema janë tepër serioze, të tjera duhet t’i dëfrejnë njerëzit, t’i detyrojnë të qeshin, të vallëzojnë - tregon ai. Është shumë e rëndësishme që gjithmonë të punosh me stil. Mund të thuash diçka në mënyrë brutale, cinike, por mund ta thuash dhe në mënyrë të tërthortë që e bën shumë më të vlefshme. Është interesante se adhuruesit e Cool Den janë në diapazonin nga 5 deri më 65 vjeç. Nuk e di sesi bëhet kjo por duket se secili zbulon nga ndonjë gjë për veten e vet dhe kjo na gëzon shumë”.

Nikola ka lindur në qytetin Shumen, ku janë dhe provat e tij të para dhe sukseset e tij të para. Aty ai njihet me Javor Cvetanovin, bateristi i parë i grupit. Në jetën time kështu kanë rrjedhur rrethanat se çdo gjë është një lidhje me njerëzit. Një miqësi të çon deri tek miqësi të tjera. Çdo gjë është miqësi dhe marrëdhënie të përbashkëta të ngrohta.Kjo asnjëherë nuk duhet të humbasë.”

Aktualisht djemtë nga Cool Den po përgatisin albumin e vet të dytë. Paralelisht po punojnë mbi videot ndaj këngëve nga albumi i parë. U janë shumë mirënjohës "Music Author" për subvencionin të cilin e kanë marrë për nxjerrjen e “1”. Shpresojnë të gjejnë mjete dhe përprojektin e tyre të ardhshëm. Sipas Nikolës, rruga për një të ardhme më të qartë për muzikantët e rinj nga gjinia është bashkimi:

“Do të doja shumë që të kemi një komunitet më të fortë. Nuk flas për ata të cilët vetëm mendojnë se krijojnë muzikë dhe punojnë me njerëzit, të cilët mbajnë monopolin e këtij tregu. Po flas për muzikantët e vërtetë, të cilët nuk mundin pa artin, pavarësisht nga vështirësitë. Duhet të përkrahim njëri-tjetrin për t’u rezistuar fenomeneve poshtëruese, të cilat na vërshojnë që kudo”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD
Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD
Kori i Radios për Fëmijë me dirigjente Venecia Karamanova

"Nata e Shenjtë" - Kori i Fëmijëve i BNR-së na ngroh zemrat para Krishtlindjeve

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..

botuar më 24-12-17 6.35.PD