Në Bullgari ka 59 zona të bardha, ku nuk ka aspak mbulim interneti, ose çdo një bashki e pestë në vend është pa internet. Për këtë shkak Fondi Shtetëror “Bujqësia” ka shpallur konkurs për sigurimin e aksesit të shumëfishtë në internet në fshatrat dhe vendbanimet e vogla. Kështu nga aksesi në rrjetin global do të mund të përfitojnë 430 000 banorë, bëri të ditur para programit “Horizont” të BNR-së Svetosllav Cvetkov, ekspert kryesor nga Ministria e Bujqësisë.
Financimi i projekteve është për mbi 40 mln euro dhe është në kuadrin e Programit për Zhvillimin e Rajoneve Rurale. Qëllimi është që të arrihet 100% mbulim me internet të shpejtë në mbarë vendin.
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..