Georgi ose Goce Dellçev është një nga revolucionarët më të rëndësishëm bullgar, udhëheqës dhe ideolog i Komiteteve Revolucionare Bullgare të Maqedonisë dhe Edrenesë, emëruar më vonë VMORO. Goce Dellçev lindi në Kukush të Maqedonisë së Egjeut më 4 shkurt të vitit 1872. Ai u diplomua në Gjimnazin Bullgar për djem në Selanik, ku krijoi një rreth të fshehtë revolucionar së bashku me Dame Gruev, Gjorçe Petrov dhe Boris Sarafov për lirinë e Maqedonisë.
Pas kësaj vazhdoi arsimin në Shkollën Ushtarake në Sofje, por për pjesëmarrjen e tij në një rreth socialist u përjashtua disa muaj para diplomimit. Si rezultat vendosi të luftojë për çlirimin e Maqedonisë. Për krijimin e organizatës revolucionare vendosi të shfrytëzojë rrjetin arsimor krijuar nga Ekzarkia Bullgare. Në vitin 1894 u emërua mësues i ekzarkisë në Shtip, ku punonte deri në vitin 1896. Në po këtë vit u bë mësues në Basnko ku për dy muaj arriti të krijojë një rrjet të gjerë të komiteteve organizative. Krahas kësaj u zgjodh edhe përfaqësuesi për jashtë dhe anëtar i udhëheqjes së VMORO. Goce Dellçev u vra në vitin 1903 në fshatin Banica, rajoni i Seresit.
Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..
"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..
Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..