Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opera në qytetin Stara Zagora është ndër 10 më të mirat në një konkurs evropian

Foto: operasz.bg

Opera Shtetërore e qytetit Stara Zagora u radhit ndër 10 të parët në konkursin evropian për shfaqje arsimore. Ai u organizua nga Asociacioni i Filantropëve për Opera dhe Balet „FEDORA“ – platforma më prestigjioze në Evropë e cila mbështet inovacionet në artin e operës dhe të baletit. Koncepti i Operës së Stara Zagorës “Ne jemi muzikantë” ka për qëllim krijimin e shfaqjes së parë ndijore interaktive në Bullgari për fëmijë dhe të rinj me nevoja të veçanta. Muzika klasike ka ndikim pozitiv mbi fëmijët me autizëm, me deficit të vëmendjes dhe me hiperaktivitet, me Sindromën Daun dhe  me vështirësi të tjera shqisore ose emocionale të sjelljes. Ideja e projektit muzikor është që fëmijët të përkrahur nga vullnetarë, psikologë, pedagogëve specialë dhe artistë operistikë të zbulojnë operën dhe të ndiejnë ndikimin e saj.

Pasi kaloi me sukses raundin e parë të konkursit prestigjioz, koncepti “Ne jemi muzikantë” do të konkurrohet për një nga katër vendet në klasifikimin përfundimtar. Ndër konkurrentët e Operës Stara Zagora janë Opera Mbretërore Suedeze, Opera Kombëtare Daneze, Opera e Vjenës, Opera në Montpellier, Compagnia Teatrale L'Albero nga Italia, Platform-K nga Belgjika etj. Në fazën e tanishme të konkursit pjesëmarrësit kanë mundësi për të njohur audiencën me idetë e tyre, të cilat janë të ngarkuara në faqen e platformës FEDORA. Aty, ata mund të marrin mbështetje përmes votimit në internet, i cili do të përcaktojë njërin nga katër finalistët

Në se do të fitojë çmimin FEDORA, Opera Stara Zagora do të jetë e para në këtë nismë, në partneritet me Shoqatën Kombëtare të Pedagogëve Specialë, Shoqatën “Alternativë 55”, Qendrën Ndërkombëtare të Rinisë në Stara Zagora dhe Fondacionin “Down Syndrome Albania”.

Votimi për konceptin e Operës Stara Zagora zgjatet deri më 25 shkurt këtu

Informacioni i Radios Rajonale Stara Zagora – BNR

Redaktore: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tedi Ruseva

"Vetëm deti"

Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..

botuar më 24-09-20 2.35.MD

Kënga më e re e muzikantit Todor Gaxhallov

I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..

botuar më 24-09-19 7.25.PD

"E gjalle"

Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..

botuar më 24-09-18 6.10.PD