Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teodor Ushev do të kryesojë jurinë ndërkombëtare në edicionin e 25 të “Sofja Film Fest”

Foto: BGNES

Animatori bullgar Teodor Ushev do të jetë kryetar i jurisë ndërkombëtare, e cila do të vlerësojë filmat  nga Konkursi Ndërkombëtar  për filma të parë e të dytë dhe nga Konkursi për një film bullgar me metrazh të shkurtër në Sofja Film Festin e 25 jubilar. Bashkë me të në jurinë e sivjetshme  janë përfshirë akoma Svetlla Cocorkova, regjisore e filmit “Motra” - fitues në Sofja Film Festin e 24, regjisori rus Ilja Hrzhanovski, regjisori hungarez dhe producent Sabolç Hajdu dhe artistja maqedonase Natasha Petroviç. Krijues të filmave prej 5 shteteve dhe 3 kontinenteve  do t’i japin dekoratat e festivalit saktësojnë organizatorët nga “Art Fest”.

Teodor Ushevi është shpallur animatori me më shumë ndikim në botë për 25 vitet e fundit, sipas anketës ndërkombëtare të festivalit më prestigjioz të filmave të vizatuar në Lerida (Animac). Gjatë 15 vjetëve të fundit ai punon për Këshillin Kombëtar të Filmit të Kanadasë. Në biografinë e tij krijuese ka më shumë se 15 filma, të cilët i kanë sjellë mbi 200 dekorata ndërkombëtare nëpër të gjithë botën.

Në kuadrin e edicionit të 25 të Sofja Film Festit Teodor Ushev  do të prezantojë një program me filma të veta të vizatuar dhe filma eksperimentalë, mes të cilëve janë ata të njohur për spektatorin bullgarVajsha e Verbërdhe Fizika e Trishtimitnë bazë të veprave të shkrimtarit Georgi Gospodinov.

Forumi më i madh i filmave në Ballkan - Sofja Film Fest sivjet do të zhvillohet midis datave 11 dhe 31 mars  dhe në programin e tij janë përfshirë më shumë se 150 filma artistikë me metrazh të plotë dhe tituj dokumentarë, si dhe mbi 20 filma me metrazh të shkurtër.  

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film me pjesëmarrjen bullgare është ndër të nominuarit për Oscar

"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..

botuar më 25-01-24 8.49.PD

"Mos i mbyll sytë" fiton çmime dhe popullaritet në festivalet ndërkombëtare të filmit

Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..

botuar më 25-01-23 1.28.MD

Bullgaria, “Mustaqet e Dalí” dhe Picasso

Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..

botuar më 25-01-22 7.30.PD