Tema bazë në Bashkimin Evropian në lidhje me evitimin e pasojave nga kriza ekonomike është punësimi i popullatës. Që nga fillimi i pandemisë mijëra ndërmarrje mbetën të mbyllura, milionë evropianë humbën punën e vet, kurse për një pjesë të madhe prej nesh u nevojit të ndryshojmë modelin tonë të një jete sociale dhe personale. Aty nga fundi i vitit 2020 afro 16 milionë veta mbetën pa punë, me 2 milionë më shumë, sesa gjatë vitit të mëparshëm.Pas kësaj statistike shqetësuese qëndrojnë fate të panumërta njerëzore. Pandemia preku rëndë anëtarët më të prekshëm dhe më të varfër të shoqërisë sonë, duke e thelluar edhe më tepër pabarazinë sociale. Ndaj problemit me punësimin shtohet dhe tema për kualifikimin profesional, për rikualifikimin dhe për nevojën për kujdese sociale, kështu që asnjë të mos të jetë i braktisur në evitimin e të gjitha pasojave negative nga kriza. Lufta kundra pabarazisë, papunësia e rinisë dhe varfëria janë aksenti kryesor në Planin e rimëkëmbjes dhe të kornizës financiare shumëvjeçare të Bashkimit Evropian, të shqyrtuara dhe të diskutuara në sallën plenare evropiane.
Që të mund të përballojmë krizën është i domosdoshëm punësim, por jo çfarëdo qoftë punësimi, por i orientuar drejt arsimimit dhe rikualifikimit - këtë e deklaroi në emër të Komisionit Evropian Nicolas Schmit - komisar mbi punësimin, çështjet sociale dhe integrimin.
“Duke përkrahur resurset ekzistuese dhe Instrumentin Evropian për një punësim të përkohshëm, të njohur akoma si SURE, ishin përdorur skema në ndihmë të vetëpunësuarve, që të mund të evitojnë pasojat ekonomike nga kriza dhe të mbetjes së imponuar në shtëpi. Rreth 240 miliardë euro janë të investuar në shëndetësi përmes Mekanizmit Evropian për Stabilitet. Pavarësisht nga kjo, shtimi i papunësisë ishte vetëm i vonuar dhe nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme të problemit. Shumë nga sektorët nuk do të rivendosen për një kohë të gjatë, ndërmarrjet do të kenë vështirësi financiare. Skemat për punësim të përkohshëm do të ruhen dhe në të ardhmen, por në kombinim me arsimimin dhe rikualifikimin e njerëzve, bashkë me sigurimin e punësimit të tyre të ri. Kemi nevojë për të futur kushte për rritje konkurruese në të ardhmen, investime, reforma dhe marrje diturish, të orientuara drejt punësimit. Këto janë momente kyçe, që të dalim më të fortë nga ana sociale si dhe ekonomikisht nga kriza e tanishme.”
Të ketë një mbrojtje më të madhe evropiane për personat e vetëpunësuar dhe firmat e vogla familjare, bëri thirrje nga tribuna e Parlamentit Evropian eurodeputeti bullgar Radan Kënev, nga grupi i Partisë Popullore Evropiane:
Dua ta drejtojë vëmendjen tuaj dhe mbi një anë tjetër të problemit: rreziku që dhjetëra mijë familje tani, si rezultat i krizës, të bien në gjendje të një varfërie të madhe. Pandemia u mori bukën e gojës artistëve të lirë, mijëra personave të vetëpunësuar, pronarëve të firmave të vogla dhe familjare. Deri dje ata ishin përfaqësues të shtresës së mesme, tani janë pa të ardhura, me hipoteka të prapambetura dhe detyrime të akumuluara, kurse në disa shtete evropiane, mes të cilave mjerisht gjendet dhe Bullgaria, ata gjenden jashtë mbrojtjes së masave ekonomike”.
Korniza shumëvjeçare financiare e Bashkimit Evropian (2021-2027) në përmasë të 1 trilionë e 800 miliardë euro, parashikon investime dhe reforma shumë ambicioze sociale. Njëkohësisht mbetet dhe madje po thellohet një problem i vjetër për Evropën, e pikërisht varfëria në kushte punësimi - një dukuri, e cila e privon njeriun nga një mënyrë jetese të denjë. Ndaj varfërisë të punonjësve, tani po shtohet dhe pasiguria dhe frika nga humbja e vendit të punës. Kjo do të jetë tema e takimit në samitin gjatë majit në Porto/ Portugali/, kur do të konkretizohen të gjitha qëllimet sociale të brezit të ri.
Autore: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet..