Sopranoja bullgare me famë botërore Sonja Jonçeva u bë qytetare nderi е qytetit Plovdiv, njoftoi drejtori i Institutit të Bashkisë “Plovdivi i Lashtë” Bogomill Grozev. Në këtë mënyrë këngëtarja u rendit mes banuesve më të rinj të Plovdivit, të cilët kanë merituar këtë njohje të madhe.
Publiku në Bullgari tanimë është në pritje të shfaqjes së përbashkët në fund të verës të Sonja Jonçevës dhe Plasido Domingos. Më 31 gusht ata do të dalin në një skenë të ndërtuar posaçërisht përpara katedrales “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, që të interpretojnë arie dhe duete prej operave të njohura.
Por, në një kohë sa më të shpejtë vlerësuesit e muzikës së përjetshme do të mund të shijojnë interpretimet e primadonës së operës gjatë kohës së dekorimeve "Victoire de la Musique" në Francë /24.02/ kurse më 27 shkurt Jonçeva do të mbajë një recital për serinë “Yjet e Metropolitan operës live”. Koncerti do të incizohet në sallën e bibliotekës së manastirit “Schussenried” në Gjermaninë Juglindore.
Përpiloi: Vesella KrëstevaInstituti Kulturor Shtetëror pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë përshëndeti bullgarët jashtë shtetit me rastin e 3 marsit – festa kombëtare e Bullgarisë, me një koncert virtual me tri interpretime të korit bullgar me famë botërore..
Megjithë pandeminë violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev erdhi nga Valencia për të interpretuar nën majat e malit Pirin veprën “Dimri” nga "Sezonet" e Vivaldit, njoftoi BTA. Performanca është me rastin e Kupës Botërore në sllallomin..
Në koncertin e Filarmonisë së Sofjes më 25.02. do të dëgjojmë vepra të kompozitorëve austriakë, përfaqësues të epokave të ndryshme - Koncert për piano dhe orkestër numër 17 në G major nga Mozarti dhe Simfoni për orkestër të dhomës opus 23 nga Alexander..