Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prima e operës Sonja Jonçeva - qytetare nderi e qytetit Plovdiv

Sonja Jonçeva dhe Bogomill Grozev
Foto: plovdiv-press.bg

Sopranoja bullgare me famë botërore Sonja Jonçeva u bë qytetare nderi е qytetit Plovdiv, njoftoi drejtori i Institutit të Bashkisë  “Plovdivi i Lashtë” Bogomill Grozev. Në këtë mënyrë këngëtarja u rendit mes banuesve më të rinj të Plovdivit, të cilët kanë merituar këtë njohje të madhe.  

Publiku në Bullgari tanimë është në pritje  të shfaqjes së përbashkët në fund të verës të Sonja Jonçevës dhe Plasido Domingos. Më 31 gusht ata do të dalin në një skenë të ndërtuar posaçërisht përpara katedrales “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, që të interpretojnë arie dhe duete prej operave të njohura.

Por, në një kohë sa më të shpejtë vlerësuesit e muzikës së përjetshme do të mund të shijojnë interpretimet e primadonës së operës gjatë kohës së dekorimeve "Victoire de la Musique" në Francë /24.02/ kurse më 27 shkurt Jonçeva do të mbajë një recital për serinë “Yjet e Metropolitan operës live”. Koncerti do të incizohet në sallën e bibliotekës së manastirit “Schussenried” në Gjermaninë Juglindore.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Njeriu më i lumtur” nis “Turneun më të lumtur”

Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..

botuar më 24-06-28 1.15.MD

"100 arsye"

Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..

botuar më 24-06-27 6.20.PD

Orlin Goranov shënon 50 vjetorin në skenë me një turne

I preferuari i disa gjeneratave, magjepsësi i përjetshëm me zë prej kadifeje, Orlin Goranov, shënon 50 vjetorin në skenë me një turne. I pari nga koncertet është në Plovdiv më 26 qershor, pasuar nga pesë të tjera në qytetet më të mëdha të vendit...

botuar më 24-06-26 8.10.PD