Një nga pasojat më serioze ekonomike të pandemisë botërore është papunësia në rritje. Para pak kohe Agjencia e Punësimit shpalli 7% papunësi për muajin janar në Bullgari. A mund të flasim për shpërndarjen gjinore të papunësisë si pasojë e pandemisë, dhe kjo jo vetëm në mënyrë lokale por dhe globale?
“70% e të papunëve në Izrael gjatë vitit të fundit janë gra”, tha për Radion Kombëtare Bullgare Livnat Poran, specialiste në legjislacionin e punës. Shpesh herë gruaja vullnetarisht ikën nga puna, sepse shkollat dhe kopshtet gjatë vitit të fundit u mbyllën disa herë dhe nuk ka se kush të kujdeset për fëmijët në familje.”
Sipas Livnat Poran 42% nga gratë e mbetura pa punë, mund të bëhen kronikisht të papunë. Ato të cilat kanë mbetur në shtëpi një vit e më shumë kthehen në “brez të humbur”, thotë ajo.
“Gjatë viteve të fundit u arrit shumë për ngritjet e pozitës së grave në shoqëri. Por, vetëm për 1 vit ne u kthyem mbrapa, sikurse jemi në fillim të viteve 80 të shekullit të kaluar, kur akoma ekzistonte profesioni “zonja e shtëpisë”, thotë Poran. Dhe këtu del edhe një problem tjetër i pandemisë: forcimi i dhunës familjare dhe ekonomike nga ana e burrit, i cili fillon krejtësisht të kujdeset për ushqimin në shtëpi.
E gjithë kjo do të thotë fuqi blerëse më të ulët dhe ngushtim të tregut dhe përkatësisht të ekonomisë, që po kështu do të çojë deri në një papunësi dytësore. Goditja do të jetë më tepër mbi klasën mesatare,” prognozon specialistja në legjislacionin e punës. Ajo këshillon që të ofrohet mundësi që njerëzit të rikualifikohen dhe më e rëndësishmja - të mësohen të punojnë edhe nga shtëpia, sepse disa nga profesionet fare nuk do të mund të kthehen në zyra.”
Redaktore: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet..