Pritet zhvillimi i një diskutimi të ri serioz - rreth kthimit të njerëzve në mjedisin e zakonshëm të punës. Ashtu siç ishte i vështirë kalimi nga puna në zyrë në punë në distancë, do të jetë e vështirë të adaptohemi përsëri në mjedisin tradicional të punës, pasi punëtorët kanë zhvilluar shprehi të tjera. Këtë e deklaroi në një intervistë për BTA-në sekretari kombëtar i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ dhe ekspert i së drejtës së punës Todor Kapitanov. Sipas një studimi të Eurofound, përqindja e punëtorëve që punojnë në shtëpi në Bullgari gjatë pandemisë është rritur deri në 30%, ndërsa në vitin 2017 ka qenë 3-5%. "Pandemia ka përshpejtuar proceset e vëzhguara që prej 10 vitesh," tha Kapitanov.
Sondazhet e kompanive tregojnë se 70% e punonjësve nuk dëshirojnë të kthehen në zyrë. Ende nuk është e qartë nëse përgjigjet kanë të bëjnë vetëm me pandeminë dhe frikën e infektimit, apo janë rezultat i zakoneve të reja të vendosura, komentoi eksperti.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..