Parku Kombëtar Bullgar "Rilla" u shpall si i tillë në datën e sotme në vitin 1992. Ai shënon 29 vjetorin e themelimit të tij me një ditë të dyerve të hapura në qendrat e tij të vizitorëve, raportoi korrespondentja jonë Keti Trençeva nga Bllagoevgradi.
Rilla është më i madhi nga tre parqet kombëtare në Bullgari.Ai shtrihet mbi 81 mijë hektarë në pjesët qendrore dhe më të larta të malit Rilla në një lartësi prej 800 deri në 2925 metra. Në territorin e tij ka katër rezervate, më shumë se 120 liqene natyrore, shumica prej tyre me origjinë akullnajore. Atje burojnë tre nga lumenjtë më të mëdhenj në Bullgari - Marica, Iskër dhe Mesta.Pasuria e florës dhe faunës e bën atë globalisht të rëndësishëm për shkencën dhe trashëgiminë natyrore të planetit.Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë..
Bashkia Llëki e Rodopeve po punon për ndërtimin e një eko-shtegu të ri që do të çojë drejt majës emblematike Stançov Kamëk, mësojmë nga faqja e internetit bgtourism.bg. Maja është 1299 m e lartë dhe fjalë për fjalë qëndron mbi qytetin Llëki. Tani pjesa..
Monumenti i braktisur në majën Buzlluxha është bërë i famshëm në Instagram, duke zënë vendin e 10-të në renditjen e ndërtesave të braktisura më të vizituara në botë. Të dhënat e kompanisë së sigurimeve Alan Boswell Group, e specializuar në..