Në koncertin e Filarmonisë së Sofjes më 25.02. do të dëgjojmë vepra të kompozitorëve austriakë, përfaqësues të epokave të ndryshme - Koncert për piano dhe orkestër numër 17 në G major nga Mozarti dhe Simfoni për orkestër të dhomës opus 23 nga Alexander (von) Zemlinsky, i cili ka krijuar gjatë dekadave të para të shekullit të 20. Dirigjent është Sascha Goetzel - dirigjenti kryesor i ftuar i orkestrës sonë të filarmonisë kombëtare. I lindur në Vjenë, ai merr mësimet e tij të para në violinë nga babai i tij, kurse në moshën 11 vjeçare fillon të mësojë dirigjim tek profesori Richard Österreicher. Që nga viti 2008 është drejtor artistik dhe dirigjent i përgjithshëm i The Borusan Istanbul Philharmonic Orchestra. Ka punuar me Plasido Domingon, Hose Kareras, Anna Netrebko, Rene Fleming dhe akoma një serë emrash të mëdhenj nga skenat botërore.
Solist në koncertin për piano të klasikut të madh vjenez është Sergjej Redkin, i cili kohët e fundit jeton në vendin tonë. Ai ka lindur në Krasnoyarsk, dhe fillon të ekzekutojë në piano në moshën 5 vjeçe, në moshën 13 vjeçare merr dekoratat e veta të para serioze në konkurset ndërkombëtare për piano. Gjatë vitit 2016 dirigjenti i madh rus Valerij Gjorgjiev e fton si solist të orkestrës të Teatrit Mariinsky. Bashkë zhvillojnë koncerte në Paris, Nju Jork, Meksikë, Madrid , Budapest dhe Munih. Gjatë vitit 2017 mbron doktoratën në Konservatorin e Shën Petersburgut “Nikolai Rimsky – Korsakov”. Redkin tanimë është shumë mirë i njohur tek ne, kurse gjatë verës së vitit 2020, përsëri me ftesë të Filarmonisë së Sofjes, ai kishte shfaqje në një skenë me bashkëshorten e tij – pianistja bullgare Viktoria Vasilenko.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..