Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulje drastike e transferimeve bankare të emigracionit bullgar

Foto: arkiv

Gjatë vitit pandemik 2020 bullgarët që punojnë jashtë dërguan 339.4 milion euro te të afërmit e tyre në Bullgari. Kjo është 879.4 milion euro, ose 72% më pak se transferimet gjatë vitit 2019, kur në vend kanë ardhur 1.219, sipas statistikave të Bankës Popullore Bullgare. Kjo është rënia më e madhe, duke tejkaluar kolapsin gjatë krizës financiare të vitit 2008.

Emigrantët dhe transferimet e tyre janë zakonisht një nga investitorët më të mëdhenj të huaj në vend. Ndërsa këto para nga jashtë rrjedhin drejtpërdrejt në konsumin e brendshëm dhe në investime në pasuri të paluajtshme. Këto fonde nuk krijojnë vlerë të shtuar, por ulja drastike e tyre intensifikon seriozisht efektet negative të krizës së koronavirusit, njoftoi Bloomberg TV Bulgaria.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Asen Vasilev

Kur plotëson kriterin e inflacionit, Bullgaria hyn në Eurozonë

Bullgaria do të mund të hyjë në Eurozonë kur të mbulohet kriteri i inflacionit. Kështu tha ministri i фinancave në dorëheqje Asen Vasilev në Kuvendin Popullor, gjatë diskutimeve lidhur me Holdingun Bullgar Energjetik. Vasilev vuri në dukje se..

botuar më 24-03-29 5.07.MD

“OMV Petrom” merr përsipër kërkimin e gazit në zonën bullgare të Detit të Zi

Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”...

botuar më 24-03-27 11.42.PD

Çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10% brenda një viti

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10,1% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. 10,5% është rritja e çmimeve të banesave të reja dhe 9,8% e banesave ekzistuese. Këtë e tregojnë të dhënat e..

botuar më 24-03-25 3.57.MD