Gjatë vitit pandemik 2020 bullgarët që punojnë jashtë dërguan 339.4 milion euro te të afërmit e tyre në Bullgari. Kjo është 879.4 milion euro, ose 72% më pak se transferimet gjatë vitit 2019, kur në vend kanë ardhur 1.219, sipas statistikave të Bankës Popullore Bullgare. Kjo është rënia më e madhe, duke tejkaluar kolapsin gjatë krizës financiare të vitit 2008.
Emigrantët dhe transferimet e tyre janë zakonisht një nga investitorët më të mëdhenj të huaj në vend. Ndërsa këto para nga jashtë rrjedhin drejtpërdrejt në konsumin e brendshëm dhe në investime në pasuri të paluajtshme. Këto fonde nuk krijojnë vlerë të shtuar, por ulja drastike e tyre intensifikon seriozisht efektet negative të krizës së koronavirusit, njoftoi Bloomberg TV Bulgaria.“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..
Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..
Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni nënshkruan në Luksemburg një Marrëveshje Partneriteti..