Gjatë vitit pandemik 2020 bullgarët që punojnë jashtë dërguan 339.4 milion euro te të afërmit e tyre në Bullgari. Kjo është 879.4 milion euro, ose 72% më pak se transferimet gjatë vitit 2019, kur në vend kanë ardhur 1.219, sipas statistikave të Bankës Popullore Bullgare. Kjo është rënia më e madhe, duke tejkaluar kolapsin gjatë krizës financiare të vitit 2008.
Emigrantët dhe transferimet e tyre janë zakonisht një nga investitorët më të mëdhenj të huaj në vend. Ndërsa këto para nga jashtë rrjedhin drejtpërdrejt në konsumin e brendshëm dhe në investime në pasuri të paluajtshme. Këto fonde nuk krijojnë vlerë të shtuar, por ulja drastike e tyre intensifikon seriozisht efektet negative të krizës së koronavirusit, njoftoi Bloomberg TV Bulgaria.Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..
Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...