Parlamenti miratoi përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Agjencinë Telegrafike Bullgare /BTA/. Kështu tërë informacioni i agjencisë tashmë do të përhapet falas, njoftoi vetë BTA.
Deri më tani ligji parashikonte shpërndarjen e informacionit kryesisht kundër pajtimit dhe pagesës, por që nga hyrja në fuqi e ndryshimeve të reja, kjo do të jetë falas. Të gjithë në Bullgari dhe jashtë do të kenë qasje në të gjitha informacionet me interes publik dhe në produktet e BTA. Për të filluar këtë, duhet të miratohet një transfer shtesë në buxhetin e agjencisë.
Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..
Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..
Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri...
Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike",..
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës..