Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 355

Foto: BGNES

Disa spitale në Sofje i pezulluan “Korridoret e Gjelbra” – vaksinat mbaruan

Akademia Mjekësore Ushtarake në Sofje njoftoi se imunizimi kundër Covid-19 në kuadrin e të ashtuquajturave "Korridore të Gjelbra" në institucionin mjekësor është pezulluar përkohësisht për shkak të shterimit të sasive në dispozicion të vaksinave. Sidoqoftë, në institucionin shëndetësor imunizimi po vazhdon në kuadrin e fazave të veçanta, sipas Planit Kombëtar të Vaksinimit të vendit, po vazhdon dhe vendosja e dozës së dytë të vaksinës atyre që tashmë janë imunizuar një herë. I njëjti problem u raportua nga pika e vaksinimit e një spitali tjetër të Sofjes - "Shën Anna". Pikat do të rifillojnë punën kur atyre u shpërndahen sasi të reja vaksinash. “Jemi të befasuar në mënyrë jo të këndshme nga marrëveshja e radhës e mosrespektuar nga firma, e cila duhej të jepte vaksinën e Oksfordit”, deklaroi në brifingun e sotëm Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angjellov.


Bullgaria këmbënguli të marrë 52000 doza të AstraZeneca që sot

Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov i dërgoi një letër kompanisë "Astra Zeneca" dje për shkak të vonesave në dërgesat, njoftoi BNT. Bëhet e qartë se më 1 mars Bullgaria ndoshta do të marrë pak më shumë se 1/3 prej 142 mijë dozave për të cilat është arritur marrëveshje. Ministria këmbënguli që këto 52 000 doza të dorëzohen sot, 25 shkurt, gjë për të cilën është e gatshme të sigurojë transport ajror. Sot vendi ynë mori 12 000 doza të vaksinës Moderna kundër COVID-19. Ky është furnizimi i katërt i këtij preparati.


Po vazhdon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus

Me 26% janë shtuar rastet e koronavirusit gjatë javës së kaluar, kurse vdekshmëria po shënon një ulje me 7%, informoi në brifingun e sotëm kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar gjenerali Vencisllav Mutafçijski. Me 156 të sëmurë në 100 mijë veta Bullgaria renditet në vendin e 22 në bazë të këtij treguesi në Bashkimin Evropian dhe në vendin e 14 për nga vdekshmëria me 8,27 në 100 mijë veta, njoftoi inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angell Kunçev. Në këtë moment 19 rrethe nga gjithsej 28 janë të vendosura në zonën e kuqe. Qyteti Kjustendill përsëri është i pari për nga numri i të infektuarve me 446 në 100 mijë veta. Sipas inspektorit shëndetësor numri i të sapoinfektuarve rritet me një “ritëm të ulët”, ndërsa në lidhje me të vdekurit gjendemi në një “pllajë”. Më shumë hollësi nga brifingu i sotëm mund të lexoni KËTU.


1733 janë rastet e reja të koronavirusit, 505 janë të shëruarit

1733 janë rastet e reja të koronavirusit, të regjistruara në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit nga 12 066 teste të kryera. Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 464, pasuar nga Plovdivi - 139 dhe Burgasi - 94 të infektuar. Kjo tregohet nga të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. 48 persona me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe 505 njerëz janë shëruar. Rastet aktive për momentin janë 30 093. Ka 4202 pacientë me infeksion në spital, 369 prej tyre janë në njësinë e kujdesit intensiv. Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë arriti në 10 026 njerëz, dhe 202 005 u shëruan. Gjatë 24 orëve të fundit u injektuan 20 236 doza vaksine, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vaksinimeve në 168 462.


Bullgaria përkrah aplikimin e pasaportës së vaksinimit

Bullgaria do të mbështesë aplikimin e pasaportës së vaksinimit ose "korridoret elektronike të gjelbra" për qytetarët evropianë të cilët janë vaksinuar ose e kanë kaluar Covid-19. Kjo u njoftua nga Kryeministri Bojko Borisov. Tema e certifikatave për të vaksinuarit dhe e fushatës së vaksinimit në vendet anëtare do të jetë në qendër të diskutimit në mbledhjen e Këshillit Evropian që fillon sot.


Ulje drastike e transferimeve bankare të emigracionit bullgar për shkak të koronavirusit

Gjatë vitit pandemik 2020 bullgarët që punojnë jashtë dërguan 339.4 milion euro te të afërmit e tyre në Bullgari. Kjo është 879.4 milion euro, ose 72% më pak se transferimet gjatë vitit 2019, kur në vend kanë ardhur 1.219, sipas statistikave të Bankës Popullore Bullgare. Kjo është rënia më e madhe, duke tejkaluar kolapsin gjatë krizës financiare të vitit 2008. Emigrantët dhe transferimet e tyre janë zakonisht një nga investitorët më të mëdhenj të huaj në vend. Ndërsa këto para nga jashtë rrjedhin drejtpërdrejt në konsumin e brendshëm dhe në investime në pasuri të paluajtshme. Këto fonde nuk krijojnë vlerë të shtuar, por ulja drastike e tyre intensifikon seriozisht efektet negative të krizës së koronavirusit, njoftoi Bloomberg TV Bulgaria.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Diana Cankova dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe


Më shumë nga rubrika

Dr. Ivan Maxharov

Thirrje për formimin e një shtabi të ri kundër pandemisë

Vakumi duhet të plotësohet sa më shpejt pas shpërbërjes së Shtabit Operativ Kombëtar për luftën kundër pandemisë Covid-19, bëri thirrje kryetari i Bashkimit Bullgar të Mjekëve, Dr. Ivan Maxharov, para BNT. Nevojitet një strukturë operative për..

botuar më 21-04-16 9.55.PD

Në Ditën e Kushtetutës Presidenti përshëndeti juristët

Presidenti Rumen Radev përshëndeti juristët dhe nëpunësit gjyqësorë në Bullgari me rastin e festës së tyre profesionale. Kreu i shtetit bëri thirrje që të të jenë të palëkundur në mbrojtjen e ligjit, të luftojnë pa kompromis kundër..

botuar më 21-04-16 9.33.PD

Nën 15% janë të infektuarit me koronavirus nga 14 747 teste të kryera

2185 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 14.82% nga 14 747 testet e kryera kanë rezultuar pozitive. Shumica e rasteve të reja janë në qytetin e Sofjes – 538, pasuar nga..

botuar më 21-04-16 9.18.PD