Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon udhëtim të lirë dhe kufij të hapur për shpëtimin e turizmit

Ministrja Marijana Nikollova
Foto: BGNES

Ne mbështesim krijimin e "korridoreve të shpejta të gjelbra" për të vaksinuarit dhe njerëzit që tashmë janë shëruar nga Covid-19. Në të njëjtën kohë nuk duhet të kufizohen edhe udhëtimet e evropianëve të tjerë. Kjo duhet të çojë në një ringjallje të ekosistemit turistik dhe të lëvizshmërisë ndërkombëtare, tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit Marijana Nikollova në një video konferencë të ministrave të turizmit në BE.

Nikollova vuri në dukje përvojën bullgare në pandeminë për zhvillimin e turizmit të brendshëm, turizmin SPA, turizmin mjekësor dhe atë balnear, për orientimin drejt mënyrave më të sigurta të transportit dhe zhvillimin e vendpushimeve më të vogla, njoftoi BTA.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni

Televizioni japonez promovon Bullgarinë si një destinacion turistik

Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..

botuar më 24-04-08 6.32.MD

Google aktualizon funksionin e tij të navigimit me foto të reja nga vendi ynë

Makinat e Google Street View do të kalojnë sërish përmes Bullgarisë këtë vit. Në muajt e ardhshëm, ato do të vizitojnë mbi 25 qytete, duke përfshirë Smoljan, Zllatograd, Isperih, Kërxhali dhe Pernik. Synimi, përveç aktualizimit të imazheve të qyteteve..

botuar më 24-04-06 8.05.PD

Shpella “Biserna” hapet për turistët në muajin prill

Shpella “Biserna” hapet për vizitorët nga 6 prilli, njoftoi Bashkimi Turistik Bullgar. Shpella më e gjatë dhe më e bukur në Pllajën e Shumenit - "Biserna" tërheq mijëra njerëz çdo vit. Rruga brenda është e gjatë rreth 800 metra në një drejtim...

botuar më 24-03-31 10.15.PD