Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 359

Bullgaria kërkon udhëtim të lirë dhe kufij të hapur për shpëtimin e turizmit


Ne mbështesim krijimin e "korridoreve të shpejta të gjelbra" për të vaksinuarit dhe njerëzit që tashmë janë shëruar nga Covid-19. Në të njëjtën kohë nuk duhet të kufizohen edhe udhëtimet e evropianëve të tjerë. Kjo duhet të çojë në një ringjallje të ekosistemit turistik dhe të lëvizshmërisë ndërkombëtare, tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit Marijana Nikollova në një video konferencë të ministrave të turizmit në BE. Nikollova vuri në dukje përvojën bullgare në pandeminë për zhvillimin e turizmit të brendshëm, turizmin SPA, turizmin mjekësor dhe atë balnear, për orientimin drejt mënyrave më të sigurta të transportit dhe zhvillimin e vendpushimeve më të vogla, njoftoi BTA.


Sot u hapën restorantet, por klubet e natës mbeten të mbyllura

Që nga 1 marsi vizitat në institucionet e ushqimit dhe argëtimit lejohen, pasi Ministri i Shëndetësisë dhe urdhër për shfuqizimin e masave anti-epidemike. Kushti është të përdoret gjysma e kapacitetit të tyre, të mbahet një distancë prej 1.5 metra midis pjesëve të pasme të karrigeve të dy tryezave fqinje, si dhe stafi të mbajë maska. Përveç kësaj orari i punës i objekteve duhet të përfundojë më së voni në orën 23.00. Që nga sot u hoq edhe ndalimi i udhëtimeve të organizuara në vend dhe ai për organizimin e kongreseve, dasmave, pagëzimeve, seminareve, konferencave. Tani për tani mbeten të mbyllura diskotekat, klubet, piano baret dhe klubet e natës.


Në rast se ka vaksina të mjaftueshme deri në qershor do të vaksinohen 70% prej bullgarëve

Qëllimi ynë kryesor është që ta kthejmë qetësimin e njerëzve de ata të besojnë se ne arrijmë t’i kundërvihemi epidemisë, vuri në dukje Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov para televizionit bTV. “Nëse kemi vaksina të mjaftueshme, mund të imunizojmë 70% të popullsisë deri në fund të qershorit. Mund të kryejmë nga 500 deri në 600 mijë vaksina në muaj", tha Ministri Angellov. Kjo është arsyeja se pse ne duam doza të huazuara nga Franca dhe Gjermania. AstraZeneca nuk dorëzoi as 40% të sasive për të cilat kishte arritur marrëveshje. Ministri theksoi se Bullgaria si palë nuk ka negociuar me kompaninë dhe për këtë arsye ia shkruan kundërshtimet e saj Komisionit Evropian, i cili ka negociuar furnizimet.


Të shëruarit nga Covid-19 janë më shumë sesa të infektuarit gjatë 24 orëve të fundit

Rastet e reja të koronavirusit në Bullgari për 24 orët e fundit janë 332 nga 2531 teste të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Mostrat pozitive janë 13.1%. Të shëruarit në harkun e shënuar kohor janë 408. Rastet aktive janë 31 302. 4744 pacientë ndodhen në institucionet mjekësore. 394 janë në njësitë e kujdesit intensiv. Në 24 orët e fundit 24 pacientë me koronavirus kanë vdekur. Janë bërë 2685 vaksina kundër koronavirusit. Bashkë me to numri i përgjithshëm i vaksinave të kryera u bë 212 445. 37 379 persona janë me dy vaksina të injektuara.


Korridoret e gjelbra për vaksinimin përsëri janë të hapura

"Korridoret e gjelbra" për imunizimin e personave jashtë grupeve prioritare u rivendosën. Kjo u bë e mundur pasi 52 800 doza të vaksinës së Oksfordit mbërritën në vend më 28 shkurt.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Joan Kolev dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bojko Borisov uroi PP-DB për koalicionin e tyre të ri me BSP dhe "Vëzrazhdane"

““Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB)  janë hipokritë, koalicioni i ri i tyre është me “Vëzrazhdane” dhe BSP. Më lehtësojnë shumë që nuk do të ketë më pyetje për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), PP-në, apo..

botuar më 24-04-25 11.43.PD
Angell Kunçev

Angell Kunçev: Jemi në fillimin e një epidemie kombëtare të kollës së mirë

Janë regjistruar afro 400 raste të kollës së mirë, jemi në fillim të një epidemie kombëtare, tha për Nova TV kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Ai shtoi se vetëm të hënën dhe të martën u diagnostikuan 70 pacientë të rinj...

botuar më 24-04-25 10.17.PD
Kirill Petkov

PP-DB kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..

botuar më 24-04-25 8.32.PD