Për herë të pesëmbëdhjetë Agjencisë Bullgare të Investimeve iu dha çmimi vjetor “Investitori i Vitit”, këtë herë në internet, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në konkurs, i cili synon të dallojë projektet më të rëndësishme të investimeve në Bullgari në vitin 2020, fituesi i madh është kompania "Nestle Bulgaria", e cila është në tregun bullgar që nga viti 1994. Ajo prodhon produkte për mbi 35 tregje në të gjithë botën.
Grupi Industrial “Sisecam”, i cili që nga viti 1997zhvillon në vendin tonë fabrikat e veta për prodhim të llojeve të ndryshme të qelqit, fitoi Çmimin për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Investimeve. Investimet e tij totale në Bullgari arrijnë 800 milion dollarë.
Ndër fituesit është shoqata "Fëmijët me Sëmundje Onkohematologjike", e cila mori një pllakë kristali për "Fillim të Suksesshëm". Ajo rri prapa Qendrës së parë dhe të vetme të Rehabilitimit për fëmijë me sëmundje onkohematologjike në Bullgari dhe në Ballkan që është dhe një nga qendrat e pakta të tilla në botë.Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..